KryesoreLajme

Manipulimi serb/ Vuçiqi e mediat serbe thirrjen “Lajmërohu Adem” e përkthejnë si “lërini të vdesin”

“Adem, Adem – Adem Ribari lajmërohu”, kaq dëgjohet në incizimet që presidenti serb Aleksandër Vuçiq i paralajmëroi në konferencën e së dielës, si “përgjime skandaloze të Policisë së Kosovës”.

Vuçiqi pretendonte se në këto incizime policët qeshnin dhe bënin thirrje për mosshpëtimin e sulmuesve serbë që ishin plagosur.

“Ne kemi edhe incizimin me zë se si qeshet policia shqiptare dhe si thonë ‘lëni të vdesin, nuk kemi arsye të ndihmojmë’ i kemi incizimet me zë, do ta shohim se si dikush po e bën punën në mënyrë profesioniste”, ka thënë Vuçiqi në konferencën e së dielës.

Lexo më shumë  Të arrestuarit në Kosovë për mbishkrimet nxitëse në gjuhën serbe, pjesëtarë të Ushtrisë së Malit të Zi

Por, nga ajo që është publikuar në mediat serbe, shihet se nuk përkon as për së afërmi me atë që Vuçiqi ka deklaruar.

Në përshkrimin e gazetës serbe “Novosti” ky incizim përshkruhet me titullin “E tmerrshme: Dëgjoni incizimin e bisedës së policëve të Kosovës teksa po qëllojnë në drejtim të serbëve”.

Në incizim nuk dëgjohen të shtëna.

Lexo më shumë  Kuleba: Trump nuk mund të bëjë marrëveshje paqeje me Rusinë për Ukrainën

Rruga Press

YouTube player