Lajme

Manifestime anti-shqiptare në Athinë për të ashtuquajturën autonomia e Vorio Epirit

Me banderola ekstremiste dhe thirrje anti-shqiptare është mbajtur në qendër të Athinës përvjetori i themelimit të të ashtuquajturës Republika autonome e Vorio Epirit, ose greqizmit të territoreve të Shqipërisë së Jugut.

Shoqata Rinia Orthodhokse Greke ka mbajtur një manifestim për 108-vjetorit e të ashtuquajturës Autonomia e Vorio Epirit, ose helenizimit të Shqipërisë së Jugut.

Disa dhjetëra persona kryesisht të rinj, morën pjesë në meshën fetare në kishën Shën Jorgji Qirici në Athinë.

Edhe në kishë vihen re flamujt e të ashtuquajturës Republika autonome e Vorio Epirit, e cila pretendohet se është nënshkruar në 17 shkurt të 1914 në Gjirokastër, e cila synonte mbrojtjen e grekëve në territorin e shtetit shqiptar.

Lexo më shumë  Në Kosovë promovohet pulla postare kundër dhunës gjinore “Sot dhe çdo ditë tjetër”

Manifestimet kanë vijuar me një paradë nëpër rrugët e kryeqytetit nga anëtarët e shoqatës orthodhokse, e cila po ashtu është shoqëruar me flamujt e të ashtuquajtur Vorio Epiri dhe disa shoqërues me veshje me kostume popullore.

Banderolat ishin të karakterit ultranacionalist, në to shkruhej ‘Liri në Epirin e Veriut, toka e vëllezërve tanë’ si edhe thirrje për mosbindje të grekëve që jetojnë në Shqipëri ndaj shtetit shqiptar, krerët e të cilëve i konsideruan liderë hashashi.

Lexo më shumë  Hiqet masa e arrestit në shtëpi për kreun e opozitës Sali Bershia

Kreu i kësaj shoqate dhe persona të tjerë vendosën kurora me lule te Ushtari i Panjohur, i cili dyshohet se ka rënë në luftë për Greqinë në territoret e jugut të Shqipërisë.

Manifestimet për të ashtuquajturën Republika autonome e Epirit të Veriut mbahet çdo vit dhe ato mbështeten kryesisht edhe nga partia neo-naziste ‘Agimi i Artë’, të cilët nuk ngurrojnë të mbajnë foto të ekstremistit grek Kostantinos Kacifas si hero të lëvizjes së tyre.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *