Sport

Manchester United ka dërguar ofertë zyrtare te Juventusi për Cristiano Ronaldon – po ashtu oferta për lojtarin i është dërguar Jorge Mendesit

Largimi i Critiano Ronaldos nga Juventusi duket i sigurt, ndërsa tashmë klubi që më së shumti e dëshiron është Manchester United.

Gazetari Fabrizio Romano ka zbuluar detajet e fundit të bisedimeve, ku shkruan se Manchester United ka bërë ofertë zyrtare te Juventusi për portugezin.

Sipas tij ribashkimi i madh është më afër se kurrë, kjo pasi që oferta i është dërguar edhe agjentit të lojtarit Jorge Mendes, kontratë për dy vite.

Lexo më shumë  Lista e Kombëtares, Silvinjo: Muçi dhe Mehmeti janë lojtarë që sulmojnë dhe e gjejnë portën

Pritet që dokumentet mes klubeve të shkëmbehen shumë shpejt.

Në anën tjetër Manchester City duket totalisht jashtë garës për Ronaldon.

Orët e ardhshme mund të sjellin të reja mbi gjendjen e këtij operacioni.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *