Sport

Manchester City ‘demolon’ Arsenalin, me The Gunners që pjesën më të madhe të derbit e zhvilluan me dhjetë lojtarë

Manchester City e ka mposhtur Arsenalin në kuadër të javës së tretë në Ligën Premier me rezultat 5-0.

Pas vetëm shtatë minutash lojë, Citizens kaluan në epërsi me anë të Ilkay Gundogan që u asistua nga Gabriel Jesus.

Kaluan vetëm pesë minuta nga goli i parë dhe Ferran Torres shënoi të dytin për kampionin në fuqi, duke e futur në vështirësi Arsenalin.

Situata më e rënduar për The Gunners erdhi në minutën e 35-të, kur Granit Xhaka u ndëshkua me karton të kuq për një ndërhyrje të ashpër në një lojtar të Cityt.

Ishte më pas minuta e 43-të, kur Gabriel Jesus u fut në listën e realizatorëve për 3-0, me Jack Grealish që ishte asistuesit.

Pjesa e dytë sërish filloi me gol, pasi në minutën e 53-të, Torres asistoi te Rodri, që shënoi gol të bukur nga distanca.

Arsenali më pas ishte i fokusuar në mbrojtje, derisa City realizoi edhe të pestin.

Ishte sërish Ferran Torres (84′) që realizoi për Cityn, që ishte goli i tij i dytë në këtë takim dhe i pesti për skuadrën e tij. me Riyad Mahrezin që asistoi.

Në fund, rezultati mbeti 5-0, derisa Manchester City merr tre pikët e dyta dhe është aktualisht në vendin e parë, ndërsa Arsenali pas tre ndeshjeve është pa pikë.

Në javën e katërt, Citizens do të takohen me Leicesterin, gjersa Topçinjtë do të kenë punë me Norwichin.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *