Lajme

Malta, parlamenti voton legalizimin e përdorimit vetjak të kanabisit

Malta do të jetë shteti i parë në Bashkimin Europian që do të legalizojë kultivimin e kanabisit në kushte shtëpie për përdorim vetjak.

Deputetët do të votojnë të martën reformën ligjore e cila i mundëson qytetarëve të rrisin sasi të kufizuara kanabisi.

Sipas ligjit të ri, të gjithë personat mbi 18 vjeç mund të lejohen të mbajnë deri në 7 gramë kanabis, si dhe të rrisin deri në katër bimë në shtëpi.

Projekt-ligji pritet të votohet në masë nga deputetët, pas mbështetjes së shprehur dhe nga kryeministri vendit Robert Abela.

Lexo më shumë  Berisha: Rama dhe Balluku çuan vrasës për të kërcënuar prokurorin e SPAK

Partia opozitare Nacionaliste ka kritikuar reformën duke thënë se “do të normalizojë dhe shtojë përdorimin e drogës në vend”.

Kryeministri Abela ka theksuar se trafikimi i drogës do të vijojë të mbetet i jashtëligjshëm.

“Ligjërimi është për të adresuar një problematikë, me një qasje për reduktimin e dëmeve në mënyrë që qytetarët mos i drejtohen tregut të zi”, deklaroi ai në parlament.

Në Maltë, qytetarët që kapen me 7-28 gramë kanabis mund të gjobiten deri në €100.

Lexo më shumë  Paturpësia për të pranuar mungesën e ilaçeve dhe mos bërjen e analizave, si normalitet në Shqipëri

Një sërë shtetesh të BE kanë dekriminalizuar posedimin dhe përdorimin e kanabisit për përdorim vetjak, por legjislacionet në të shumtën e rasteve janë disi të paqarta.

Në tetor, Luksemburgu shpalli se do të lejojë kultivimin dhe përdorimin vetjak.

Në Holandë, posedimi, konsumi dhe shitja e deri 5 gramë kanabis në dyqane lejohet që prej 1976.

Në Spanjë lejohet përdorimi vetjak, por jo në ambiente publike e as shitja.

YouTube player