Lajme

“Malli nuk shitet, po hedhim në kosh”- fermerët e Myzeqesë ngrihen në protestë: Jemi të zhgënjyer nga shteti! Do ikim, po s’kemi lekë as të presim biletën

Fermerët e zonën së Myzeqesë kanë zhvilluar ditën e sotme një protestë në në vendin e quajtur rrethrrotullimi i Plugut në aksin rrugor Lushnjë-Rrogozhinë.

Fermerët, të shumtë në numër, kërkojnë nga qeveria plotësimin e kërkesave të tyre ekonomike, duke filluar nga subvencionimi për njësi prodhimi, lehtësimi e burokracirave, nxitja e eksporteve, si dhe barazimi i shkallës së TVSH-së në shitje me atë në blerje në sektorin e bujqësisë.

Në një prononcim për media ata shprehen të zhgënjyer pasi janë detyruar t’i hedhin në kosh të gjitha kulturat e tyre bujqësore pasi nuk kanë treg shitjeje.

Lexo më shumë  Rashiq thotë se ka gabuar me deklaratën për Manastirin e Deçanit: I kam ngatërruar dy ngjarje

“Malli nuk shitet po i hedhim të gjitha në kosh. Nuk marrim as lekët e farave që hedhim. Kemi lënë emigrimin, kemi ardhur të investojmë këtu dhe po mendojmë prapë të ikim. Jemi me kredi, kemi bërë aplikimet për subvencione, emrat kanë dal, po nuk kemi marrë asnjë lekë akoma. Jemi shumë të zhgënjyer”, u shpreh një fermer për Fax.

Një tjetër fermerë u shpreh se nëse shteti nuk e ndihmon ai do të detyrohet që të braktis serën dhe gjithë investimin e bërë dhe të largohet në emigracion.

Lexo më shumë  Pas shumë vitesh ndarje, Isa Mustafa mbështet Vjosa Osmanin: Ajo veproi drejt me shpërndarjen e Kuvendit

“Nëse pikat që ne kemi paraqitur si kërkesa nuk plotësohen, atëherë unë do ta braktis serën. Te puna ime unë punoj 16 orë në ditë dhe nuk del asgjë. Ne jemi baza e shoqërisë, ne jemi motori kryesor i ekonomisë, ne prodhojmë”, u shpreh një tjetër fermer.

“S’na ka ngel gjë tjetër. Do ikim, s’kemi lekë as të presim biletën”, tha një tjetër.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *