Lajme

“Mali i zi në BE më duket deklaratë për humor”, Nikollë Camaj: Pa u zgjidhur çështja e Kosovës Ballkani i Hapur na duket i papranueshëm

Kryetari i Partisë Lidhja Demokratike Shqiptare në Mal të Zi, Nikollë Camaj, e quajti deklaratë për humor atë të kryeministrit malazias, Zdravko Krivokapic, se Mali i Zi do të anëtarësohet në BE vitin e ardhshëm.

“Kryeministri pothuajse nuk e kalon asnjë ditë pa sjellë një deklaratë për humor, sepse nuk është e pranueshme që një kryeministër, pa pasur asnjë parametër që të tregojë se Mali i Zi është afër integrimit europian, të deklarojë një gjë të tillë në një nivel aq të lartë”, tha Camaj në një intervistë për A2 CNN.

Lexo më shumë  Parregullsi të shumta në votimin e mërgatës me postë!

Ai shtoi se sot, Mali i Zi është në udhëkryq vendimtar për të ardhmen e tij, e jo më të flasë për nisma të tilla. “Ajo që po ndodh në Malin e Zi e ka larguar nga rruga e integrimit. Prandaj duhet ta marrim si lapsus apo përpjekje për të sjellë humor. Raportet e BE nuk japin shpresë ndërsa kanalet diplomatike flasin që të jemi larguar, jo të jemi afruar”.

Camaj shtoi se Ballkani i Hapur është një projekt i papranueshëm nëse nuk normalizohen më parë marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës, dhe qëndrimi i serbëve ndaj shqiptarëve në përgjithësi.

“Bindja e shqiptarëve që jetojnë në trojet jashtë kufijve të shtetit ëmë, edhe pse Ballkani i Hapur do të na afronte me të, pa u zgjidhur çështja e Kosovës na duket e papranueshme sepse pa Kosovë të barabartë me shtetet e tjera si mund të jemi të barabartë si rajon me dikë tjetër”, tha Camaj. /a2news.com/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *