BallinaBota

Malawi, shteti i vitit

Vendi me progresin më të madh është ai vend në të cilin njerëzit ngritën dhe luftojnë për demokraci, shkruan The Economist.

Në shumicën e viteve, shumica e vendeve pësojnë ndryshime pozitive në mënyra të ndryshme. Në vitin 2020, megjithatë, vdekja e parakohshme dhe tkurrja ekonomike për shkak të Pandemisë Covid-19 u bë një fakt i ri dhe shumica e vendeve aspironin vetëm t’i shmangeshin më të keqes prej saj. Në mënyrë të pashmangshme, lista jonë e ngushtë e vendeve me progresin më të madh përfshin disa vende të cilat, thjesht, refuzuan të shëndojnë regres në masë të madhe.

Pak njerëz do të thonin se jeta në Zelandën e Re ishte më e mirë në vitin 2020 sesa në vitin 2019. Mirëpo atje koronavirusi është menaxhuar suksesshëm. Kur ishin zbuluar vetëm 100 raste, kryeministrja, Jacinda Ardern, i mbylli kufijtë, e mbylli krejt vendin dhe nxiti “ekipin e saj 5 milionësh banorësh” (dmth., të gjithë popullsinë) të silleshin mirë me njëri-tjetrin. Vetëm 25 banorë të Zelandës së Re kanë vdekur si pasojë e Covid-19 dhe jeta është kthyer pak a shumë në normalitet. Stadiumet e regbit (rugby) përfunduan sezonin e mbushur me tifozë. Kryeministrja shumë miqësore, Ardern, u rizgjodh me shumicë për një mandat tjetër në një vend ku gjëra të tilla janë pothuajse të padëgjuara.

Tajvani, madje ka performuar edhe më mirë, me vetëm shtatë vdekje të regjistruara dhe një sukses shumë më të mirë ekonomik. Ta lëmë mënjanë faktin nëse Tajvani është një vend apo thjesht një pretendent për “territorin de facto të vetëqeverisjes së vitit”. Ai e mbajti virusin shumë larg duke mos i mbyllur shkollat, dyqanet apo restorantet, aq më pak duke mos imponuar bllokada. Ekonomia e Tajvanit është një nga të paktat që pritet të rritet në vitin 2020. Tajvani gjithashtu tregoi guxim, duke refuzuar të tërhiqej përkundër kërcënimeve të vazhdueshme nga Pekini. Qeveria e Kinës shpesh thotë se Tajvani duhet të ribashkohet me tokën kineze. Ajo ka dërguar anije luftarake dhe aeroplanë luftarakë gjithnjë e më afër ishullit tajvanez. Megjithatë, në janar votuesit tajvanezë hodhën poshtë një kandidat presidencial që favorizonte lidhjet më të ngrohta me Kinën dhe rizgjodhi Tsai Ing-Wen, qeveria e të cilit ka strehuar aktivistët e demokracisë nga Hong Kong. Tajvani është një kujtesë e vazhdueshme se kultura kineze është në përputhje të plotë me demokracinë liberale.

Lexo më shumë  Le Monde: Franca dhe Britania nuk përjashtojnë drejtimin e një koalicioni në Ukrainë. Dërgimi i ushtarëve evropianë po diskutohet

Këto arritje janë mbresëlënëse. Sidoqoftë, pandemia nuk ka mbaruar ende dhe për të gjykuar një vend për mënyrën se si është përballur me pandeminë nënkupton të përqendrohesh në forma specifike të qeverisjes së mirë kur rrethanat e gjeografisë e vështirësojnë përballjen me probleme të shumta dhe njëkohësisht i bëjnë krahasimet më të vështira. Të qenit një vend ishull ndihmon. Disa popullata mund të kenë imunitet ndaj koronavirusit. Kështu që vlen të merren parasysh kandidatët e tjerë. Një prej këtyre kandidatëve ishte Tajvani.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dolën pothuajse po aq keq sa Britania, Italia dhe Spanja në reagimin e tyre ndaj Covid-19, mirëpo Operacioni Warp Speed ishte krucial për zbulimin e një vaksine në kohë rekord. Dhe, duke e refuzuar Presidentin Donald Trump në zgjedhjet presidenciale të nëntorit 2020, votuesit amerikanë bënë çmos për ta frenuar përhapjen e populizmit – një tjetër fatkeqësi globale. Përpjekjet e Trump për ta përmbysur vullnetin e atyre votuesve ishin të pashembullta për një president në detyrë, megjithatë gjyqtarët të cilët ai i emëroi ishin besnikë ndaj ligjit e jo ndaj njeriut që i kishte emëruar ata.

Votuesit në Bolivi, gjithashtu, rivendosën një masë të normalitetit. Pas një palë zgjedhjesh të karakterzuara me mashtrime, përmbysjes së një presidenti socialist, protestave të dhunshme dhe sundimit hakmarrës e të paaftë të një presidenti të përkohshëm, kombi Andean pati një proces tjetër votimi në muajin tetor dhe zgjodhi një teknokrat, Luis Arce, për president të shtetit.

Lexo më shumë  Ukraina godet një depo nafte ruse në perëndim të Rusisë

Mirëpo, sipas The Economist, çmimi i këtij viti shkon për një shtet në Afrikën e Jugut. Demokracia dhe respekti për të drejtat e njeriut shënuan një regres në 80 shtete të botës ndërmjet fillimit të pandemisë dhe muajit shtator, bën të ditur organizata Freedom House. I vetmi shtet në të cilin u shënua progres  ishte Malawi.

Për të vlerësuar progresin e Malawit duhet marrë parasyh atë që kishte ndodhur më parë. Në vitin 2012 presidenti malawian vdiq dhe vdekja e tij u fsheh ndërkohë që kufoma e tij u transferua në Afrikën e Jugut për “trajtim mjekësor”, për të blerë kohë në mënyrë që vëllai i tij ta merrte përsipër detyrën e Presidentit. Peter Mutharika, pra vëllai i Presidentit të vdekur, nuk arriti të merrte pushtetin atëherë, por u zgjodh dy vjet më vonë dhe kandidoi për rizgjedhje.

Numërimi i votave ishte manipuluar përmes korrektuesit (lëng korrektues) në fletët e numërimit. Vëzhguesit e huaj gjithsesi i miratuan këto zgjedhje me cinizëm. Malawianët filluan protesta masive kundër mashtrimit në zgjedhje. Gjykatësit malawianë i refuzuan ryshfetet dhe i anuluan ato zgjedhje. Një rivotim i drejtë në muajin qershor e largoi Z. Mutharika nga pozita duke e bërë të mundur që President të bëhet i zgjedhuri nga vota e popullit, Lazarus Chakwera. 

Malawi është ende një shtet i varfër, mirëpo njerëzit e tij janë qytetarë e jo subjekt nënshtrimi. Andaj, për shkak të ringjalljes së demokracisë në një rajon autoritar, Malawit takon epiteti i Shtetit të Vitit.

YouTube player