Lajme

Majlinda Kelmendi pensionohet sot me ceremoni shtetërore

Majlinda Kelmendi, përmes një ceremonie shtetërore, sot do të pensionohet si xhudiste aktive.

Me këtë rast, do të organizohet një ceremoni nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila do të mbahet ne Institutin “Ali Hadri” në Prishtinë, me fillim në ora 18:00.

Kelmendi konsiderohet gjerësisht si një nga garueset më të mëdha të sportit të saj ndonjëherë. Por, ndoshta xhevahiri i vërtetë dhe i ndritshëm në kurorën e saj erdhi në Lojërat Olimpike “Rio 2016” ku ajo u bë fituese e medaljes së artë dhe e para për Kosovën që e arriti këtë sukses.

Lexo më shumë  Procesohet subvencioni i energjisë elektrike për faturat e muajit nëntor

Gjatë karrierës së saj u bë dy herë kampione e botës; pushtoi kontinentin për t’u bërë katër herë kampione evropiane dhe në një seri dominimi të plotë, ajo fitoi katër herë titullin më garën e famshme të Grand Slamit të Parisit. Ishte xhudistja më e mirë në botë e shpallur në vitin 2017.

Por në vitet e fundit, siç edhe vetë xhudistja kishte treguar, ajo luftoi me probleme të shumta fizike, që nuk e lejuan të kishte shkëlqimin e duhur dhe pas humbjes dëshpëruese në rrethin e parë të Lojërave Olimpike “Tokio 2020”, ajo vendosi të tërhiqej.

Lexo më shumë  Tentuan kalimin ilegal të kufirit, pesë shtetas të Serbisë u shoqëruan në polici

Emri i Majlinda Kelmendit është gdhendur në historinë e sportit shqiptar, derisa ajo do të vazhdojë punën si trajnere përkrah mentorit të saj, Driton Kuka.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *