‘Magjistari i Ozit’ do të hap muzeun e çmimeve ‘Oscar’
Një projeksion i filmit “Magjistari i Ozit” do të nisë festimet e planifikuara për përurimin e muzeut të shumëpritur të Akademisë së Çmimeve Oscar.
Ndoshta një nga filmat më të njohur në SHBA, “Magjistari i Ozit” do të transmetohet më 30 shtator dhe do të shoqërohet drejtpërdrejt nga Orkestra Simfonike e Rinisë Amerikane.
Në programin e javëve të para të muzeut, i kushtuar magjisë së artit të shtatë, do të jetë gjithashtu një shfaqje e “Malcolm X”, me Spike Lee dhe Denzel Washington, si edhe të gjithë filmat e artistit japonez Hayao Miyazaki.
Një ekspozitë e përkohshme do t’i kushtohet regjisorit të “Spirited Away” dhe “Fqinji im Totoro”.
U desh gati një shekull që të lindte ideja e një muzeu i kushtuar kinemasë.
Një sferë gjigante prej qelqi, çeliku dhe betoni qëndron në njërën anë të muzeut. Ajo duket sikur noton mbi tokë dhe është ndërtuar për të mishëruar “magjinë e filmave”.
E lidhur me vendkalime për në ndërtesën kryesore, ajo strehon një dhomë kinemaje prej 1 000 vendesh dhe është e pajisur me teknologjinë më të fundit.
Misioni i muzeut do të jetë tregimi i historisë së kinemasë, risive të saj dhe t’u tregojë vizitorëve teknikat e përdorura për të bërë një film.