Magdalena Andersson jep dorëheqjen, pak orë pasi u votua si kryeministrja e parë femër e Suedisë
Vetëm disa orë pasi u votua si kryeministrja e parë femër e Suedisë, Magdalena Andersson ka dhënë dorëheqjen.
Kjo është bërë e ditur nga media të huaja, botërore, të cilat shkruajnë se arsyeja ishte një mosmarrëveshje për planet buxhetore të koalicionit të tyre të pakicës.
Ndryshe, Magdalena Andersson është zgjedhur kryeministre e Suedisë pasi mori miratimin nga parlamenti, duke u bërë kështu kryeministrja e parë femër në vend; duke zëvendësuar Stefan Lofven si lider të socialdemokratëve të qendrës së majtë.
Suedia është i vetmi vend nordik që nuk ka zgjedhur kurrë më pas një grua si udhëheqëse kombëtare.
Zhvillimi shënoi një moment historik për Suedinë, e parë për dekada si një nga vendet më progresive të Evropës, kur bëhet fjalë për aspektin gjinor, por që ende nuk kishte një grua në postin kryesor politik.
Një ish-kampione noti për të rinj nga qyteti universitar i Uppsala, ajo filloi karrierën e saj politike në vitin 1996 si këshilltare politike e kryeministrit Goran Persson.
Rruga Press