Bota

Magdalena Andersson do të jetë kryeministrja e parë femër në Suedi

Ministrja suedeze e Financave Magdalena Andersson është zgjedhur kryetarja e re e Partisë Socialdemokrate, duke i hapur rrugën asaj për t’u bërë kryeministrja e parë femër e vendit.

Ekonomistja dhe 54-vjeçare, e cila ishte e vetmja kandidate, u zgjodh unanimisht në kongresin e partisë në Goteborg.

Zgjedhja e saj në këtë pozicion vjen pesë muaj pasi kryeministri i SAP Stefan Lofven dha dorëheqjen, pasi humbi një votëbesimi në parlament. Më pas ai njoftoi më vonë se do të tërhiqej si kryetar i partisë SAP në nëntor.

Lexo më shumë  Sulmet ukrainase kanë ulur me 20 për qind kapacitetin rus për eksportin e karburantit

Ajo pritet të bëhet kryeministrja e parë femër në historinë suedeze, me kusht që të marrë një votë në Parlament, data e të cilit ende nuk është caktuar.

“Kam rënë dakord të bëhem kryetar partie, sepse e di që mund tw bwj mw tw mirwn pwr Suedinw. Dhe sepse e di se jemi ne socialdemokratët që kemi zgjidhjet për problemet me të cilat përballet Suedia”, tha Andersson në një deklaratë.

Lexo më shumë  Ukraina rifiton kontroll në zona të vijës së frontit në juglindje dhe lindje

SAP është formacioni më i madh politik në Suedi me 100 nga 349 vendet e parlamentit, por partia e dytë më e madhe e vendit, Moderatët liberal-konservatorë shpresojnë të qeverisin pasi janë afruar me demokratët populistë të krahut të djathtë të Suedisë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *