BallinaBota

Maduro zgjedhje si Rama në 2019, Pompeo: Votimet njëpartiake, një farsë

Sekretari Amerikan i Shtetit Mike Pompeo reagon pas zgjedhjeve në Venezuelë.

Sipas numrit dy të Shtëpisë së Bardhë, zgjedhjet ku marrin pjesë vetëm një palë nuk janë zgjedhje por një farsë.

“Mashtrimi elektoral i Venezuelës është kryer tashmë. Rezultatet e shpallura nga regjimi i paligjshëm Maduro nuk do të pasqyrojnë vullnetin e popullit të Venezuelës. Ajo që po ndodh sot është një farsë, jo zgjedhje”, shkruan Pompeo në Twitter.

Lexo më shumë  Kopertina e parë e 'Harry Potter' thyen rekordin në ankand

Qëndrim i fortë dhe i qartë ky i SHBA-ve, por që nuk ishte i tillë kur më 30 qershor 2019, në Shqipëri, futej në zgjedhje vetëm mazhoranca, ndërsa opozita i bojkotoi ato.

Në Venzuelë, presidenti Nicolás Maduro pritej të rifitojë kontrollin e Asamblesë Kombëtare teksa opozita e mbështetur nga SHBA u kërkoi votuesve të bojkotojnë zgjedhjet (njësoj si në Shqipëri në 30 qershor 2019).

Lexo më shumë  Milanoviq konfirmon kandidimin për një mandat tjetër si president i Kroacisë: Kam njohuritë dhe përvojën më të madhe

Juan Guaido dhe aleatët e tij refuzuan zgjedhjet, duke thënë se ata nuk besojnë se Maduro mund të organizojë zgjedhje të lira e të ndershme, raporton Ora News.

Në mungesë të tyre, shumica e kandidatëve janë aleatë ose mbështetës të Maduro.

YouTube player