Macroni zhvillon biseda telefonike me Putinin dhe Zelenskyn
Presidenti francez Emmanuel Macron foli në telefon të enjten me presidentin rus Vladimir Putin. Këtë e konfirmuan Moska dhe Parisi, pa dhënë detaje të diskutimit të tyre.
Sipas Pallatit Elyse, telefonata zgjati një orë e gjysmë dhe u mbajt në mëngjes.
Më pas, Macroni telefonoi presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.
Lexo më shumë Shefi i Forcave Ajrore të SHBA: Lufta me Kinën dhe Rusinë mund të ndodhë në çdo moment
Një natë më parë Macroni kishte theksuar në një fjalim se donte të vazhdonte të bisedonte me Putinin.
“Ne nuk jemi në luftë me Rusinë,” tha Macroni.
“Kam zgjedhur të qëndroj në kontakt me presidentin Putin dhe do të vazhdoj pa u lodhur të bëj gjithçka që është e nevojshme për ta bindur atë të tërheqë forcat e armatosura”.
Rruga Press