ArgumentKryesore

Macronit nuk i përbën problem që Serbia eshte vendi më jodemokratik dhe rrezik për Evropën

Presidenti francez Macron, për t’i bërë qejfin Vuçiçit nuk përmend vjedhjen e madhe të votave në Serbi. Barazon heqjen institucionale dhe kushtetuese të dinarit me sulmin terrorist të Banjskës.

Nga fjalimi i Macronit në konferencë me Vuciqin del se presidenti francez mendon që Serbia është një partnere e fortë ndaj Evropës në luftën mes Rusisë dhe Ukrainës, ndërkohë që Serbia është e vetmja pa vendosur sanksione ndaj Rusisë. Madje ka zhvilluar takim me Putinin dhe Xi Jipingun e Kinës. Serbia është ajo që ka hapur dyert ndaj rusëve kur gjithë bota i bllokoi ato. Cila është kjo paqe që Macroni flet? A nuk do duhej që Serbia t’i kishte kryer tashmë obligimet ndaj BE-së, të përmbushjes së standarteve të BE-së?

Lexo më shumë  𝐈𝐝𝐞𝐚𝐥𝐢𝐳𝐦𝐢 𝐧𝐞̈ 𝐬𝐡𝐢𝐭𝐣𝐞: 𝟐𝟖 𝐍𝐞̈𝐧𝐭𝐨𝐫𝐢, 𝐝𝐢𝐭𝐚 𝐞 𝐅𝐥𝐚𝐦𝐮𝐫𝐢𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐫𝐞𝐚𝐥𝐢𝐭𝐞𝐭𝐢 𝐪𝐞̈ 𝐤𝐞𝐦𝐢 𝐧𝐝𝐞̈𝐫𝐭𝐮𝐚𝐫

Ndaj marrëdhënieve me Kosovën, presidenti francez nuk e përmendi sulmin terrorist në Banjskë ku mbeti i vrarë një polic i Kosovës. As nuk ngriti shqetësimin pse kryeterroristi i atij plani, Radojciqi, edhe pasi e pranoi fajin vazhdon qëndron i lirë në Serbi dhe nuk është gjykuar ende. As nuk përmendi se Kosova është e gatshme të zbatojë marrëveshjen. Një qasje ku Macroni shfaqet haptazi në mbështetje të asociacionit ku Vuciqi ngulmonte.

Presidenti francez thotë se Serbia po bën hapa drejt demokracisë dhe lirisë së medias, ndërkohë që është vendi me lirinë më të ulët të medias në rajon dhe më gjerë, një vend pa demokraci të ushtruar në popull dhe mes qytetarëve.

Lexo më shumë  Zyrtari i lartë i NATO-s u bën thirrje bizneseve të përgatiten për ‘skenarë lufte’

Për cilin aleat paqeruajtës e ka fjalën Macroni? Sepse Serbia nuk është aspak pranë vlerave të demokracisë dhe linjave strategjike evropiane.

Evropa tashmë ndodhet në pikë kritike të cënimit të stabilitetit dhe demokracisë. Mbajtja e Serbisë brenda këtij rrethi evropian, duke i dhënë asaj akses dhe liri veprimi, jo vetëm që shkel parimet, por rrezikon vetë BE-në, e cila më shumë se kurrë sot kërcënohet nga rreziku i depërtimit të frymës së autokracive në brendësi të saj.

Rruga Press

YouTube player