Lajme

Macroni kujtohet me vonesë: Franca dhe Gjermania kërkojnë zgjedhje të reja në veri

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka thënë se Gjermania dhe Franca u kanë kërkuar Kosovës dhe Serbisë të mbajnë zgjedhje të reja në komunat në veri të Kosovës.

“Franca dhe Gjermania u kërkuan udhëheqësve të Kosovës dhe Serbisë të organizojnë zgjedhje të reja në rajonet e prekura nga trazirat sa më shpejt që të jetë e mundur”, tha Macron.

Lexo më shumë  Kryeministri australian pranon me krenari rrënjët arbëreshe: Kam lidhje me Shqipërinë

Ai tha gjatë javëve të ardhshme do të ketë “vendim të qartë” për situatën në veri të Kosovës dhe se për këtë gjë u pajtuan gjatë takimeve me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, dhe liderët lokalë – presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Kerkesa për zgjedhje te reja vjen pasi u çertifikuan formalisht nga institucionet e Kosovës zgjedhjet e 23 prillit 2023, dhe pasi u pranuan edhe nga bashkësia ndërkombëtare si zgjedhje të rregullta. Kjo kthesë e Francës dhe Gjermanisë për të bindur serbët e Kosovës që të marrin pjesë në zgjedhje, ngjan si presioni i munguar i tyre ndaj serbëve, kur Vuçiqi i ndalonte ato të regjistroheshin si subjekt kandidat për komunat.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti merr pjesë në përurimin e bibliotekës e re në Komunën e Shtimes

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *