Bota

Macroni: 26 vende gati të ofrojnë garanci sigurie për Ukrainën pas luftës

Presidenti francez Emmanuel Macron deklaroi se 26 vende janë zotuar t’i ofrojnë Ukrainës garanci sigurie pas përfundimit të luftës, përmes një pranie ndërkombëtare tokësore, ajrore dhe detare. Lajmi u bë publik gjatë një konference për shtyp ditwn e enjte në Pallatin Élysée, ku Macron foli përkrah presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.

“Ditën që konflikti të ndalet, garancitë e sigurisë do të vendosen,” theksoi Macron, duke sqaruar se prania ushtarake nuk do të përfshijë vijën e frontit, por do të shërbejë për të parandaluar një agresion të ri nga Rusia.

Sipas tij, disa shtete do të dislokojnë trupa në territorin ukrainas, ndërsa të tjera do të kontribuojnë me trajnim dhe furnizim të ushtrisë së Kievit. Macron nuk dha detaje për numrin e trupave apo emrat e vendeve pjesëmarrëse, por nënvizoi se “kontributet e SHBA-së do të finalizohen në ditët në vijim”.

Lexo më shumë  BE-ja arrin marrëveshje për të hequr gradualisht importet e gazit rus deri në vitin 2027

Presidenti ukrainas Zelensky e përshëndeti nismën, duke e quajtur “hapin e parë serioz konkret” drejt sigurimit afatgjatë të vendit të tij.

Nga ana tjetër, Kremlini reagoi ashpër. Zëdhënësi Dmitry Peskov deklaroi se garancitë e sigurisë të ofruara nga Perëndimi “nuk mund të jenë të pranueshme” për Rusinë, sipas agjencisë shtetërore ruse RIA Novosti.

Samiti i Parisit mblodhi 35 liderë të njohur si “koalicioni i të vullnetshmëve”, kryesisht nga shtete evropiane, me synimin e hartimit të një strategjie të përbashkët sigurie për Ukrainën dhe përfshirjes aktive të Shteteve të Bashkuara.

Lexo më shumë  Hetimi për mashtrim ndaj Mogherinit/ Zv. Presidentja e KE-së, Mînzatu: Janë para të taksapaguesve, besimi në BE duhet të mbrohet

Megjithatë, disa vende si Gjermania, Spanja dhe Italia refuzuan dërgimin e trupave, duke zgjedhur të përqendrohen në mbështetje financiare dhe ushtarake. Berlini deklaroi se prioriteti duhet të mbetet furnizimi me armë dhe trajnimi i ushtrisë ukrainase.

Ndërkohë, presidenti amerikan Donald Trump pretendoi se kishte arritur një marrëveshje me udhëheqësin rus për të nisur bisedime të drejtpërdrejta me Zelenskyn. Por Rusia hodhi poshtë pretendimet, duke përsëritur kërkesat për dorëzimin e territoreve ukrainase dhe garancinë që Ukraina të mos i bashkohet NATO-s.

Rruga Press

YouTube player