Bota

Macron thotë se Franca nuk do të marrë pjesë në luftën e Ukrainës

Presidenti francez Emmanuel Macron tha se Franca po “përshpejtonte” punën për të parandaluar përshkallëzimin e luftës në Ukrainë, ndërsa përjashtoi përsëri çdo pjesëmarrje të drejtpërdrejtë të trupave franceze.

“Ne kemi vendosur të shtojmë punën për të parandaluar përshkallëzimin dhe të organizohemi në rast se ndodh. Ne po veprojmë mbi nevojën për të vazhduar përshtatjen e qëndrimit tonë me rrethanat e reja strategjike të shkaktuara nga lufta në Ukrainë dhe pasojat e saj”, tha presidenti francez teksa theksoi se 3200 personelit ushtarak francez po marrin pjesë në një stërvitje të NATO-s.

Lexo më shumë  Raketat amerikane Atacms i shkaktojnë Rusisë humbjen e rëndësishme

Megjithatë, Macron, duke i bërë jehonë deklaratave që ka bërë në mënyrë të përsëritur në të kaluarën, tërhoqi një vijë të kuqe për t’u bërë një “bashkëluftëtar” në luftë – duke përjashtuar çdo pjesëmarrje të drejtpërdrejtë ushtarake franceze, raporton cnn.

“Ne vazhdojmë të qëndrojmë në krah të popullit ukrainas me mbështetje ushtarake, ekonomike dhe humanitare”, tha ai.

“Vendosmëria jonë na ka bërë të miratojmë me unitet një seri sanksionesh të paprecedentë”, tha Macron.

Presidenti francez përshkroi gjithashtu “izolim në rritje për Rusinë” dhe një përgjigje të unifikuar nga ana e aleatëve të NATO-s dhe BE-së.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *