Bota

Macron: Tani nuk është koha për negociata, Putini ka zgjedhur luftën

Presidenti francez Emmanuel Macron ka thënë se komuniteti ndërkombëtar duhet të tregojë unitet dhe të avokojë për dialog sa herë që është e mundur, por ka theksuar se dialogu në Ukrainë thjesht nuk është i mundur në këtë moment, shkruan CNN.

Në fjalimin e tij drejtuar pjesëmarrësve të Konferencës së Sigurisë në Muenih, ai ka thënë se situata në Ukrainë është shumë serioze dhe se zgjidhja afatshkurtër është të mos lejohet Rusia të fitojë konfliktin ukrainas dhe që sulmet ruse të dështojnë.

Lexo më shumë  Kryeministri suedez deklaron se Deti Baltik tani është “në rrezik të lartë” pas sabotimit të dyshuar me kabllo

Macron ka potencuar se nuk duhet harruar se po zhvillohen luftëra të tjera, përfshirë konfliktet në Lindjen e Mesme dhe luftën kundër terrorizmit, por Ukraina, sipas tij, është ende në qendër të diskutimit të sotëm.

Sipas tij, lufta në Ukrainë ka të bëjë me të gjithë botën dhe nuk është vetëm një “çështje evropiane”.

Macroni ka thënë se gjeografikisht Rusia do të jetë gjithmonë pjesë e Evropës dhe se nuk ka paqe të plotë derisa “çështja ruse” të zgjidhet në një mënyrë të arsyeshme.

Lexo më shumë  Rubla ruse arrin nivelin më të ulët në 32 muaj kundrejt dollarit

Ai beson se Ukrainës duhet t’i sigurohet fonde për negociatat me Rusinë “me kushte të pranueshme, të cilat do të përcaktohen nga Kievi”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *