Lajme

Macron: Shkupi para vendimit të rëndësishëm

Presidenti francez Emanuel Makron ka theksuar se Maqedonia e Veriut gjendjet para momentit të rëndësishëm të historisë së saj.

Në porosinë e tij të publikuar nga ambasada franceze theksohet se 17 vjet pas marrjes së statusit të vendit kandidat për në BE, hapet mundësia historike- hyrja në fazën aktive të procesit të integrimit ën BE.

Lexo më shumë  “The Guardian”: Dështimi i marrveshjes Meloni-Rama

Zgjedhja është juaja. Ju takon juve të merrni vendimin i cili do ta krijojë ardhmërinë e Maqedonisë së Veriut,  shprehet Makroni, i cili është i bindur se përcaktimi është që të jetë pjesë e familjes evropiane.

“Ju mbetet juve të vendosni. Fuqia për ta ndryshuar rrjedhën e historisë është në duart tuaja. Nuk do ju them se kjo marrëveshje është e përkryer, por do t’ua hap rrugën evropiane. Sikurse çdo marrëveshje, ashtu dhe ky bazohet në kompromise. Kjo marrëveshje nuk e vë në pikëpyetje ekzistimin zyrtar të gjuhës maqedonase, e cila është pjesë përbërëse e identitetit tuaj”, shprehu presidenti francez.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti vendos gurthemelin e nënstacionit policor të policisë kufitare në Izvor të Zveçanit, dy kilometra nga kufiri me Serbinë

Makroin thekson se është koha që secili të veprojë, me përgjegjësi të plotë dhe të vlerësojë rëndësinë dhe pasojat e veprimeve që bën.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *