Bota

Macron: Rusia do të paguajë ‘çmim shumë të lartë’ nëse sulmon Ukrainën

Franca dhe Gjermania nuk do të braktisin dialogun me Rusinë, por nëse Moska zgjedh të sulmojë Ukrainën, çmimi do të jetë i lartë, tha presidenti francez Emmnauel Macron.

Macron, duke folur në një konferencë për shtyp me kancelarin gjerman Olaf Scholz në Berlin, tha se Evropa dhe aleatët e saj ishin të bashkuar për çështjen e Ukrainës.

Lexo më shumë  Patronazhistët rusë në Moldavi

“Nëse ka një sulm, do të ketë hakmarrje dhe çmimi (për Rusinë) do të jetë shumë i lartë”, tha Macron, duke kërkuar një “deeskalim”.

Rruga Press

YouTube player