Bota

Macron reagon për vrasjen e fotoreporterit francez: Gazetarët na informojnë duke rrezikuar jetën e tyre

Presidenti francez Emmanuel Macron ka reaguar për vrasjen e gazetarit Antoni Lallican nga një dron në Ukrainë.

“Bashkëqytetari ynë, fotoreporteri Antoni Lallican, po shoqëronte ushtrinë ukrainase në vijën e frontit të rezistencës. E mësova vdekjen e tij me hidhërim të thellë, një viktimë e sulmit me dronë rusë”, shkroi ai në rrjetin X.

Lexo më shumë  Shpërthime të fuqishme trondisin Iranin

“U dërgoj ngushëllimet më të përzemërta familjes, të dashurve të tij dhe kolegëve që duke vendosur jetën e tyre në rrezik, na informojnë ne dhe dëshmojnë realitetin e luftës”, përmbyll mesazhi.

Ngjarja ndodhi të premten në mëngjes, rreth orës 09:20, ora lokale. Në të njëjtin sulm, një gazetar ukrainas, Heorgiy Ivanchenko, mbeti i plagosur. Të dy gazetarët mbanin pajisje mbrojtëse dhe jelekë anti-plumb me mbishkrimin “Press”.

Lexo më shumë  Mali i Zi thotë se Serbia po i ndërhyn në punët e brendshme

Punimet e Lallican janë publikuar në shumë media ndërkombëtare, përfshirë Le Monde, Le Figaro, Libération, Mediapart, Der Spiegel, Zeit dhe Die Welt.

YouTube player