Bota

Macron iu drejtohet evropianëve: Nënshtrimi nuk është zgjidhje, nuk duhet të bëhem vasal të amerikanëve

Gjatë vizitës dy ditore shtetërore në Portugali, presidenti francez, Emmanuel Macron i bëri thirrje evropianëve që të shfaqen “të bashkuar dhe më të fortë se kurrë”.

Ai paralajmëroi të enjten se, kur bëhet fjalë për SHBA-në, “nënshtrimi nuk është zgjidhje”, duke shtuar se ai “nuk është për një vasalizim të lumtur”.

Macron i bëri thirrje evropianëve që “të ripërjetojnë shijen për rrezikun, ambicien dhe fuqinë”, përballë papritshmërisë së presidentit amerikan, Donald Trump, si për çështjen e Ukrainës, ashtu edhe për tarifat doganore.

Lexo më shumë  Shefja e diplomacisë së BE-së, Kallas: NATO garancia më e mirë për sigurinë e Ukrainës!
YouTube player

Kujtojmë se Macron ishte i pari nga tre liderët që u takuan këtë javë me udhëheqësin amerikan për të diskutuar për luftën në Ukrainë, shkruan euronews.

Gjatë bisedës të hënën, Macron foli për dëshirën e të dyja vendeve për paqe dhe ranë dakord që Evropa duhet të marrë përgjegjësi më të madhe për sigurinë e saj.

Që atëherë, kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, u takua me presidentin amerikan, me diskutime që përfshijnë sigurinë e paqes në Ukrainë dhe marrëveshjen britanike për Chagos, dhe sot pritet presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë.

Lexo më shumë  Gjermani, nisin bisedimet për formimin e qeverisë së re

Ndryshe, Trump kishte deklaruar ditë më parë që Bashkimi Evropian u krijua për ta shkatërruar SHBA-në ndërsa ka vendosur që mallrave të vendeve të Unionit t’i vendos taksa deri në 25 për qind. 

Rruga Press

YouTube player