Lëvizja Vetëvendosje: Opozita pa alternativë, po e “shfrytëzon” Gjykatën Kushtetuese se s’ka argument
Lëvizja Vetëvendosje sot ka reaguar lidhur me dërgimin e ligjeve në Gjykatën Kushtetuese nga partitë opozitare.
LVV në një postim në Facebook shkruan se opozita e pa alternativë, vazhdon ta shfrytëzoj Gjykatën Kushtetuese për ta mbrojtur shtetin e kapur dhe për t’i mbrojtur të fuqishmit e ekonomisë dhe privatizimit.
“Pra, nga njëra anë ajo dërgon Ligjin për Byronë e Konfiskimit të Pasurisë dhe atë për Këshillin Prokurorial, kurse në anën tjetër Ligjin për çmimet tavan dhe atë për Fondin Sovran. Në mungesë të kritikës së mirëfilltë dhe alternativave ndaj propozimeve e vendimeve tona, me qëllim bllokimin e reformave tona transformuese e progresiste vazhdojnë të dërgojnë ligje në Gjykatën Kushtetuese. Kjo nuk ka të bëjë me opozitbërje, kjo është përpjekje e Klubit të Stërvjetëruar Politik që të ruaj grupet e interesit në mënyrë që të ruhet pasuria e tyre”, thuhet në deklaratë.
Rruga Press