Lajme

LVV tregon gjashtë operacionet e suksesshme ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit

Lëvizja Vetëvendosje ka numëruar gjashtë aksionet e suksesshme të institucioneve të vendit ndaj korrupsionit dhe veprimtarive të tjera të paligjshme.

Partia në pushtet LVV duke listuar aksionet e ndërmarra nga institucionet shtetërore, thotë se aksionet që u ndërmorën javën që shkoi, treguan që krimi dhe korrupsioni po ndiqen si asnjëherë më parë.

Lexo më shumë  Maqedonci: Evropa gaboi që nuk investoi në mbrojtje, po e ndërtojmë fabrikën e municionit

Në mesin e aksioneve të suksesshme LVV ka përmendur arrestimin e 48 zyrtarëve policorë për korrupsion. Konfiskimin e 36 mijë kg mish me afat të skaduar. Mbylljen e 13 qendrave të masazhit. Vazhdimin e aksionit “Brezovica” dhe mbylljen e objektit të Komunës paralele në Shtërpcë. Aksioni për shmangie të tatimeve nga pompat e derivateve.

“Vendosja e ligjshmërisë është kyçe për shtetndërtimin dhe demokracinë në vend”, thuhet në një postim të LVV në Facebook.

Lexo më shumë  Shkeljet ligjore të manifestimit të Kryeministrit Rama në sheshin “Skënderbej”

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *