KryesoreLajme

LVV pro, PDK kundër/ Komisioni për Legjislacion i miraton amandamentet e Osmanit

Me 6 vota për dhe 2 kundër Komisioni për Legjislacion i ka miratuar ndryshimet kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani për çështjen e zgjedhjes së presidentit.

Tani këto ndryshime priten të shqyrtohen në seancë plenare të Kuvendit të Kosovës. Kundër këtyre ndryshimeve votuan dy anëtarët e PDK-së, Përparim Gruda dhe Blerta Deliu Kodra.

Lexo më shumë  Kryetarja Albulena Haxhiu për zgjedhjen e presidentit nga populli: I bashkohem thirrjes së Osmanit për votimin e këtyre amendamenteve

Para votimit të ndryshimeve kushtetuese pati një debat të ashpër ndërmjet anëtarëve të këtij komisioni. Kryetari i këtij komisioni, Përparim Gruda, vlerësoi se ndryshimet kushtetuese të para një dekade nuk mund të votohen tani, derisa anëtarët e LVV-së, Adnan Rrustemi, Vigan Qorrolli e Adnan Abrashi vlerësuan se ato e kanë vulën e Gjykatës Kushtetuese dhe ajo që ka mbetur është vota në Kuvend.

Sipas ndryshimeve të propozuara, presidenti i shtetit do të duhej të zgjidhej me votë direkte nga qytetarët.

YouTube player