LVV dhe AAK-ja nënshkruajnë marrëveshje koalicioni për qeverisjen lokale në Prizren
Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prizrenit, Artan Abrashi, ka nënshkruar sot një marrëveshje koalicioni me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), për bashkëqeverisje në nivelin lokal të këtij qyteti.
Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i degës së AAK-së në Prizren, Besnik Krasniqi. Ai tregoi se vendimi është marrë në përputhje me Statutin e partisë dhe pas miratimit nga Kryesia e Degës.
Artan Abrashi është në balotazh me kandidatin e Partisë Demokratike të Kosovës, Shaqir Totaj.
Rruga Press

