“Lutemi për ty Tetovë”, Ziadin Sela reagon pas zjarrit që përpiu spitalin Covid në Tetovë
Kreu i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela ka reguar menjëherë në lidhje me zjarrin që ka përfshirë spitalin në Tetovë.
Sela ka shprehur lutjet e tij për pacientët dhe stafin mjekësor, fati i të cilëve ende nuk dihet.
“Lutemi për ty Tetovë”, shkruan kreu i ASH.
Spitali modular është djegur tërësisht, ndërsa zjarri është ende aktiv në një pjesë të objektit.
Në çdo moment pritet deklarata nga autoritetet për bilancin e viktimave
Rruga Press