Opinion/Aktualitet

Lustracioni i Organizates Kriminalo-Komuniste – Sa herë ndodh ndonjë krizë artificiale e provokuar nga “menaxheria” e komuno-oligarkëve në Kosovë, ndaluni dhe mendoni se çka ka ndodhë apo do ndodhë në Beograd, Tiranë dhe Shkup, aty ku flejnë gjarpërinjtë e “shteteve të thella” të Prishtinës

Nga Arsim Zekolli

C’do gje qe ndodhe ne dhe reth Kosoves sot e gjate kohe, nderlidhet me dy dinamika qe trondisin fqinjesine dhe ne menyre indirekte thyhen mbi Kosoven. Njera dinamike eshte administrative, politike. Tjetra, ideologjike, civilizuese. Te dyjat nderlidhen, preken, ndahen, gershetoen, bashkepunojne dhe rivalizojne.

Dinamika e pare.

Ne botekuptimin, fjalorin, simboliken, historine dhe mitologjine e rajonit, imazhi per sherbimet sekrete (UDB, KOS, Sigurimi) ende nderlidhet ne konotacion etnik, ideologjik, politik. Percepcioni i qytetarit te rendomte, sidomos atij Shqiptar, ende nderlidhe UDB, KOS me mizanskenat misterioze te perndjekjes, tortures, sipunimit, vrasjes, sabotimit, konspiracionit te qendrave serbo-maqedonase.

Ne realitet, ky imazh dhe funkcion i UDB, por edhe Sigurimit, egzistonte deri ne perfundimin e lufterave ne Balkan. Vertet, diversifikimi i veprimtarise UDB behej edhe gjate lufterave te viteve 90ta, por ndryshimi I madhe megjithate do merr hov pas pushimit te lufterave. Ne periudhen post-lufterash, UDB, KOS, Sigurimi pothuaj teresisht do shmangin misionin ideo-politik dhe do perqendrohen ne fushen e ekonomise, biznesit, trafiqeve ilegale, privatizimit, krimit, korupcionit, nepotizmit dhe thene shkurt – pasurimit duke perdorur asetet, rrjetet, kapitalin njerezor dhe privilegjet e trasheguara nga koha e monizmit.

Ky transfer do lehtesohet fal mungeses te lustracionit qe mundesohej nga instalacionet agjentureske neper parti dhe administrate, apo do kompromitohet dhe c’vleresohet permes casjes selektive, sikur qe ishte rasti me lustracionin ne Maqedoni ne kohen e Qeverise Gruevski-Ahmeti. Ne te cilen ca aktore ted ores se dyte dekonspiroheshin vetem qe “balenat” e medhaja te kalojne “pa there ne kembe”.

Faktori dyte qe mundesonte kete transfer nga politika drejt ekonomise drejt kriminalizimit nderlidhet me dominancen e kuadrove diplomatike perendimore te trasheguara nga koha e monizmit dhe periudha e lufterave; si dhe fal lidhjeve te vjetra te sherbimeve si CIA, BND me agjenturat e monizmit komunist. Per hater stabiliteti, paqe, dialogu rajonal, diplomatet amerikan, gjerman, holandez toleronin kete “reformatim” sherbimesh dhe mundesonin penetrimin dhe okupimin e ekonomise nga agjenturat komuniste, tok me familjet e tyre. Ky transfer lehtesohej edhe fal faktit qe e djathta post-komuniste ne fillim viteve 1990 mbante imazhin e eger (Draskovic, Georgievski), me vokabular nacist-fashist, pa manire te sofistikuara, pa njohje gjuhesh dhe kuptim te rregullave te politikes dhe diplomacise. Fal ketij imazhi te “eger”, nomenklatura komuniste kultivonte imazh urban, me fjalor te sofistikuar, me eksperience administrative, kultivim kierarkishe, njohje gjuhesh, afinitet per pop-kulturat e kohes etj. qe automatikisht I bente me te kapshem dhe pelqyeshem per perfaqesuesit perendimore.

Dinamika e dyte.

Transformimi i rolit ideo-politik ne ate ekonomik-nentokesor do mundeson qe UDB, KOS, Sigurimi te shtrijne prezencen dhe ndikimin jo vetem ne partite e sapoformuara politike, ne industry, ne grupimet kriminale por edhe ne fushen e ndikimeve shpirterore, i.e. ne institucionet fetare dhe frymezimet dhe kahjet ideologjike demokratike. Qe do te thote se ashtu si qe agjentura post-komuniste instalonte prokurorin dhe avokatin mbrojtes, mediat qeveritare dhe ato opozitare, rivalitetet mes klubeve/fansave sportiv, ajo ndikonte edhe ne promovimin dhe imponimin e ideo-partive performative te liberalizmit majtist dhe konzervativizmit “djathtist”. Thene ndryshe, per dallim nga Perendimi ku dallimet ideologjike diktoheshin nga casja ndaj Kishes ne Sheshin e Qytetit, ne boten post-komuniste t eish-Jugoslavise dhe Shqiperise epiqendra e “diversitetit” mes majtizmit dhe djathtizmit do mbetet e duart e guardianeve te sirtareve te UDB, KOS, Sigurimi.

Ky manipulim falco-ideologjik serish do lehtesohet fal mungeses te lustracionit dhe “naivitetit” perendimor, sidomos ai europian i cili do pranon dhe favorizon nocionin se anti-komunizmi automatikisht nenkupton qendrim liberal apo konzervativ sipas standardeve perendimore. Edhe pse ne realitet, anti-komunizmi post-komunist ne shumten e rasteve bazohej ne refuzim te njemendesise komuniste, por je detyrimisht te vet konceptit te njemendesise. Ashtu si qe djathtizmi post-komunist ne shum rasten ishte konflikt mes grupimeve staliniste leniniste tradicionale dhe neo-komunisteve marksist bashkekohor, me koreografi fetariste, por megjithate me kuptim ateist te koncepteve besimtare. Me nje fjale, ndikimi agjenturave siguronte qe rivalitetet te aktrojne dallime performative, publike, protokolare, por gjithnje ne lojalitet dhe varshmeri ndaj epiqendres vendimarrese agjenturash.

Lexo më shumë  Pse Rama u ribashkua me Vuçiçin

Per pasoje, penetrimi i falco-ideologjive post-komuniste ne Europen Perendimore jo vetem qe do c’vlereson zhvillimin e demokracive autentike te vendeve post-komuniste, por do cenon, degradon dhe rrenon ndikimin e partive dhe levizjeve autentike liberale ne vendet e Europes Perendimore, ne nje mase edhe ne ShBA.

Ku nderlidhet ketu Kosova, sot?

Kosova sot kufizohet me kater shtete fqinje, nominalisht, politikisht. Por jashte ketij shiqimi politik-administrativ, Kosova sot eshte e rethuar me nje dukuri te veteme qe e ben ate te dallon dhe njekohesisht stimulon agresionin ndaj saj. Kosova, pra, kufizohet me kater shtete te kapura nga krimi i organizuar qe buron qe nga re-dekorimi i agjenturave post-komuniste ne biznes, nentoke, korupcion, padenushmeri, parapolitik, institucione te kapura, media te koruptuara etj. Kosova eshte viktim e sukseseve te saja, qe vetem se nenvizojne deshtimet reformative te fqinjeve.

Sikur te kuptonim kete dallim substancial, do kuptonim me lehte prapavijat dhe natyrat e “skandaleve” spontane qe shperthejne nga asgjeja, sikur dhe skandalet desruktive qe me kembengulje heshten apo anashkalohen. Dhe mbi te gjitha, kuptimi I rolit te sherbimeve post-komuniste nga fqinjesia lehteson te kuptohet se lehtesia e “dridhjeve” permes skandaleve ditore diktohet nga fakti qe Kosova nuk ka “shtetin e thelle” te saj, por eshte nen ndikim te “shteteve te thella” nga fqinjesia me nje aspirate te vetme: eliminimin e “shembullit te keq pozitiv kosovar” qe kompromiton dhe shpalos natyrat e verteta te krimeve te organizuara shteterore ne Serbi, Shqiperi, Maqedoni fal ndikimit perpetual e permanent te sherbimeve te pareformuara, por transformuara nga agjenci “sigurie kombetare” ne agjentura “sigurie oligarkike”.

Ne aspektin konkret, “kercenimi” qe Beogradi, Tirana, Shkupi e ndjejne nga Prishtina bazohet mbi faktin qe insitucionet e Kosoves jan ndertuar nga themeli, me kuadro te stervitura dhe perzgjedhura, por edhe kontroluara nga faktori perendimore. Qe siguron jo vetem nje politik-berje ndryshe, por edhe kredibilitet autentik ne interpretimin e prapavijave te zhvillimeve politike e te tjera ne rajonin e Ballkanit Perendimor.

Thyerrja e klaneve dominante ne skenen poliike te Kosoves nuk nderlidhet ekskluzivisht me grupimet partijake, por si parandalim qe ato klane te evoluojne ne pandemic infective qe do “zaptojne” shtetin mu sikur qe agjenturat kapnin dhe ngulfatnin sistemet shterore ne Beograd, Tirane dhe Shkup. Per dallim nga mungesa apo imitimi lustracionit ne Serbi, Shqiperi, Maqedoni, ne Kosove procesi lustracionit behej nga faktore te jashtem ne kombinim me forcim te faktoreve autentik vendor. Por ajo qe Kosoven e ben edhe me dalluese nga fqinjet, eshte procesi parallel i lustracioneve te dyfishta – lustracion te krimit dhe lustracion te komunizmit, e binjakezuara ne krimin e organizuar nen petkun e politikes dhe ne emer te patriotizmit.

Ndryshimi dramatic qe ndodhe sot ne Balkan nderlidhet jo vetem me ngritjen e vetedijes apo dyshimeve te qytetareve per nderlidhhet krim-politike mes qendrave rajonale, por aq me shum fal ndryshimeve eksterne qe gradualisht diktojne ndryshimet interne. Proces I filluar me renien dhe kompromitimin e politikes Merkel dhe strategjise te “imitatoreve ideoligjike” qe pamundesonte profilimin autentik, human, perfaqesues ideologjik ne vendet e Ballkanit Perendimor. Pamundesi qe siguronte qe edhe pse ne fjale dhe simbolika dallonin, ne vepra dhe privilegje veshtire se mund te gjenit dallime mes “djathtizmit” te Vucic, Berisha, Gruevski, Menduh & Hashim Thaci, dhe “majtizmit” te Milosevic, Rama, Ahmeti, Crvenkovski, Sekerinska, Zaev, Dacic, Vulin. Sikur ne Europen Perendimore te vershuar nga majto-djathtistet e Europes Lindore, edhe ne Ballkanin Perendimor diferencimi ideologjik nuk bazohej mbi vlera, por mbi distribuimin e interesave dhe ndikimeve te diktuara dhe kontroluara nga agjenturat post-komuniste ne transformuara ne oligark dhe instaluara ne parti, media, ojq etj.

Lexo më shumë  Pse Rama u ribashkua me Vuçiçin

Ne shiqim te pare, ndryshimi do vjen si pasoje e ngritjes te Donald Trump ne ShBA. Por nje shiqim me I kujdeseshem brenda zhvillimeve tektonike ne skenen politike Amerikane do qarteson se ShBA me kohe kan kuptuar kercenimin dhe rrezikun e infiltrimit te sindromit Europian me “ideologji imitative” me pasoja fatale per liberalizmin (debakli I Partise Demokratike) por tentativisht edhe djathtizmin. Sekendejmi, establishmenti Republikan mban qendrimin delikat nga lidershipeve ne Europen Lindore, duke mos harruar dhe nenvleresuar origjinin post-komuniste-leniniste te figurave si Orban, Fico, Rama, Ahmeti, Thaci, Vucic etj. Te cilit ende tolerohen, deri ne pritje te identifikimit, selektimit dhe promovimit te faktoreve autentik te te djathes-konzervatore kombetare. Theksoj – kombetare – jo verzione imitative te djathtizmeve ruse, turke, arabe etj.

Ne kete pershkrim, figura e Albin Kurtit eshte unike. Si qe kam theksuar ne shum raste, faktori perendimor nuk kultivon simpati per Albin Kurtin, por megjithate i njejti faktor e kupton me lehte Kurtin se gjith lideret tjere rajonal. Pasi qe per dallim nga (anti)komunistet tjere, majtizmi i Kurtit nuk buron nga privilegji nepotisti-komunist Jugoslav, bile as ai Enverian, por nga replikimi i laburizmit perendimor si berthame e levizjeve liberale pas luftes se dyte boterore. Thene ndryshe, Kurti konsiderohet majtist sipas tipareve, modeleve Starmer, Blair, Bernie Sanders, Trudeau, qe ben ate te afert per majtistet dhe kuptueshem per djathtistet perendimor.

Shkurt, ideologjia e Kurtit definohet nga Agora Klasike ne konceptin perendimor te carjeve ideologjike, si nje DeGaull qe drejtohet nga sovraniteti, pavaresia dhe pragmatizmi. Nje majtizem tipik europian ne kundershtim me modelet e liberalizmeve post-komuniste (te diktuara nga eksperienca komuniste) dhe djathtizmeve post-komuniste (por me nuanca nacional-socializmi). Ne kete aspekt, eshte ceshtje per debat nese ky imazh nderlidhet si rrjedhoje e autenticitetit te tij, apo pjeserisht edhe si pasoje e falco-ideologjive te rivaleve politik ne Beograd, Tirane, Shkup, Prishtine qe aktroje ndarje ideoligjike, por nen komand te krimit te agjenturave te reorganizuara (post)komuniste dhe oligarkike.

Prandaj, krizat artificiale ne Kosove nuk jan autentike, por vetem reflekse te qarqeve Prishtinase te nderlidhura me agjenturat fqinjesore. Rrjedhimisht, nuk eshte e rastit qe secila tronditje ne “Prishtinen elitiste” nderlidhet me krizat rrjedhese ne shtetet e kapura nga Rama, Vucic, Mickoski, Ahmeti. Nuk eshte e rastit qe krizat artificiale “ekspozita” ndodhin pas publikimeve paralele (ne Le Monde dhe Kallxo) per ndikimet serbo-ruse ne sistemet mediale rajonale. Nuk eshte e rastit qe secila e arritur e Prishtines patjeter “mbulohet” nga skandali ditor (vizita Makron, vendimi FSK). Nuk eshte e rastit qe grupimet ideologjike perendimore jan gjithnje e me te mbyllura per imitatoret e ideologjive nga Beogradi, Tirana, Prishtina, Shkupi, paralelisht me focimin e aktiviteteve per faktorizim te grupimeve me kapacitete per perfaqesim autentik ideologjik, pa nderlidhje me grupimet e trasheguara partijake e oligarkike nga koha komunizmit.

Si perfundim, ashtu si qe do ashpersohet casja perendimore ndaj “olgarkise kapitaliste me organe komuniste” ne fqinjesi, aq me shum do shtohen tentativat per provokime krizash ne Prishtine. Prandaj, nje sugjerim: c’do here kur ndodhe ndonje krize artificiale te provokuar nga “menazheria” e komuno-oligarkve ne Kosove, ndaluni dhe mendoni se c’ka ka ndodhe apo se pari do ndodhe ne Beorgad, Tirane dhe Shkup, aty ku flejne gjarperinjte e “shteteve te thella” te Prishtines.

PS

Pyesni veten: pse rralle kush e akuzon Albinin per “Enverizem”? Nga respekti per te? Apo nga friga se hidherohen Rama. Ose Berisha. Ose Ali Ahmeti.

Rruga Press

YouTube player