Kuriozitete

Lumi i lavës vullkanike në ishullin e mbushur me turistë i parë nga hapësira

Edhe pas një jave nga riaktivizimi, vullkani Cumbre Vieja vijon të shkatërrojë ishullin La Palma, duke detyruar mbi 6 mijë persona të braktisin shtëpitë e tyre të shkatërruara nga lava.

Imazhet të reja satelitore tregojnë hirin vullkanit që ka mbuluar ishullin La Palma, ndërsa toka digjet nga lava në lumin që marshon drejt detit duke zhdukur gjithçka i del përpara.

Hiri vullkanik detyroi autoritetet të mbyllnin përkohësisht aeroportin, ndërsa me qindra turistë mbetën në pritje për t’u larguar nga ishulli tashmë i frikshëm, e të tjerë u dyndën drejt portit për të ikur sa më parë. Pedro Sánchez, kryeministri i Spanjës, paralajmëroi se do të shpallë katastrofën natyrore në ishull.

Shkencëtarët kanë parashikuar që shpërthimi do të vijojë deri në 3 muaj. Lumenjtë e lavës kanë shkatërruar deri tani 461 ndërtesa. Ky është riaktivizimi i parë i këtij vullkani që prej vitit të largët 1971.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *