BotaKryesore

Luksi dhe shfrytëzimi në një vend, dëshmitë tronditëse të punëtorëve në ishullin grek të miliarderëve

Është tronditëse dëshmia e një vajze për kushtet shumë të vështira të jetesës, me të cilat i është dashur të përshtatet gjatë qëndrimit të saj në Mykonos për të punuar.

Ishte eksperienca më e keqe që kam patur, dhomat ishin shumë të vogla, me 2-3 persona brenda, me shumë lagështi, me shumë myk dhe buburreca që fluturonin sipër meje. Dhoma nuk kishte kondicioner dhe ishte shumë nxehtë.Më është dashur të blej një mjet për largimin e lagështirës në mes të sezonit. Një çështje tjetër është ushqimi.

“Të premtohen dy ose tre vakte në ditë dhe sapo përballesh me realitetin, detyrohesh të hash jashtë”, tha vajza në një televizion grek.

Lexo më shumë  Raketat amerikane Atacms i shkaktojnë Rusisë humbjen e rëndësishme

Mykonos, një punëtore ka fjetur në makinë për 3 muaj

Ankesat për kushtet e punës në shumicën e ishujve grekë janë vazhdimisht në rritje. Punonjësit sezonalë në destinacionet turistike ankohen për kushte të papranueshme të punës në një kohë kur kompanitë thonë se e kanë të vështirë të gjejnë staf, raporton abcnews.al.

Sjellim në vëmendje se pak ditë më parë një tjetër punëtor sezonal në ishullin e Mykonos ka bërë një ankesë të pabesueshme, duke theksuar se për tre muaj ka fjetur në makinë sepse punëdhënësi e ka detyruar të rrijë në dhomë me minjtë.

Dikujt mund t’i duket “e bukur” të punojë për katër apo pesë muaj në Mykonos, por e vërteta është se ndonjëherë kushtet që hasin atje janë shumë më të këqija nga sa e imagjinonin.

Lexo më shumë  Zgjedhjet e 9 shkurtit, Konjufca fton mërgimtarët që të regjistrohen dhe të shfrytëzojnë të drejtën për të votuar në ambasada ose konsullata

Janë sidomos shtëpitë ato që konfirmojnë shfrytëzimin maksimal të punëtorëve.

Një punonjëse që dy sezonet e fundit punon në ishull tregon për gazetarin Petros Nazos eksperiencën e saj në fushën e akomodimit.

Ajo tregon se u detyrua të flinte në makinë për tre muaj të tërë, pasi akomodimi i ofruar nga kompania ku ajo punonte ishte në një shpellë, plot lagështi, me mobilje të ngrëna nga minjtë, ndërsa shokët e dhomës ishin të gjithë burra! Ajo lahej në dushet e plazhit dhe shpesh flinte në shezlong.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *