Bota

Lukashenko urdhëron kundërmasa ndaj sanksioneve të reja të BE-së

Në përgjigje të sanksioneve të reja të vendosura nga BE-ja dhe të tjerët, udhëheqësi bjellorus Alexander Lukashenko urdhëroi përgatitjen e kundërmasave.

Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Belta, qeveria bjelloruse duhet ta trajtojë çështjen “me qartësi”, theksoi Lukashenko gjatë një takimi mbi zhvillimin ekonomik të vendit.

‘’Kjo nuk është hera e parë që Bjellorusia është nën presionin e sanksioneve. Kemi ngritur tashmë një ekip krize, theksoi ai.

Lexo më shumë  Njëzet shtete federale amerikane ngrene padi ndaj Trumpit

BE vendosi sanksione të reja të enjten në mbrëmje, duke synuar zyrtarisht ata që janë të përfshirë në kontrabandën e emigrantëve. Ndër të tjera, ata goditën linjën ajrore kombëtare bjelloruse Belavia.

Brukseli akuzon Bjellorusinë për sjelljen e qëllimshme të njerëzve nga zonat e krizës në vend dhe më pas i shtyn ata në kufijtë me vendet anëtare të BE-së, Poloninë, Lituaninë dhe Letoninë.

Lexo më shumë  "Turistët snajperistë" dhe “çetnikët e fundjavës” - kush ishin të huajt në rrethimin e Sarajevës?

Mijëra njerëz kanë pritur atje prej javësh, me shpresën për të vazhduar udhëtimin e tyre drejt Evropës.

SHBA, Kanadaja dhe Britania e Madhe vendosën gjithashtu masa të reja ndëshkuese.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *