Lukashenko liderëve evropianë: Bastardë, të çmendur, a doni që t’ju mbroj nga emigrantët?
Presidenti i Bllellorusisë, Aleksandër Lukashenko, duke komentuar dramën e refugjatëve që po zhvillohet në kufirin Bjellorusi-Poloni, i ka folur me tone të larta liderëve evropianë.
Në një intervistë të transmetuar në televizionin shtetëror bjellorus, Lukashenko akuzon BE-në se po zhvillon një “luftë hibride”: “Ju bastardë, të çmendur, doni t’ju mbroj nga emigrantët?” deklaron kreu i Bjellorusisë duke bërë komente fyese.
Gazeta gjermane Bild flet për një “intervistë turpi” duke komentuar ofendimet e liderit të Bjellorusisë ndaj liderëve europianë.
Kryetarja e Komisionit, Ursula von der Leyen , udhëheqja e Polonisë dhe Lituanisë kanë akuzuar aleatin e ngushtë të Kremlinit se dëshiron të krijojë trazira në Europë.
Rruga Press