Bota

Lukashenko “i zemëruar” me Vuçiqin: Serbia të vendosë, s’mund të ulet në disa karrige

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandar Lukashenko, ka thënë se Serbia nuk do të mund të ulet në disa karrige dhe se duhet të vendosë për politikën e saj të jashtme.

“Aty jemi ne, Rusia, Bashkimi Evropian, Amerika dhe të tjerët. Por, ata nuk do të lejohen të ulen në të gjitha këto karrige”, ka thënë Lukashenko, duke komentuar ngjarjet e fundit në veri të Kosovës.

Duke folur për marrëdhëniet Beograd – Minsk, Lukashenko ka thënë se ka probleme, por se autoritetet bjelloruse bëjnë dallimin mes popullit e qeverisë.

Lexo më shumë  Anija ruse e mallrave nën sanksione, dhe e përdorur nga Rusia për tranportin e armëve nga Siria, Ursa Major mbytet në Mesdhe pas shpërthimit

“Ne duhet të ndajmë udhëheqjen dhe njerëzit e thjeshtë. Natyrisht populli serb ka nevojë për ndihmë dhe duhet të ndihmohet. Ne jemi njerëz të tillë. Por, ne po marrim parasysh edhe se cila është politika e Serbisë ndaj Bjellorusisë”, tha Lukashenko.

Lukashenko njihet si një udhëheqës autoritar në Bjellorusi, i cili e mban pushtetin përmes formave të represionit, përfshirë edhe ato policore. Poashtu, konsiderohet si një nga mbështetësit më të fuqishëm të presidentit rus, Vladimir Putin dhe jo rrallë herë marrëdhënia e tyre paraqitet si e formës së vasalitetit.

Lexo më shumë  Putini godet Ukrainën për Krishtlindje, bombardon infrastrukturën energjetike – NATO ngre në ajër aeroplanët luftarakë

Lukashenko ka mbështetur fort pushtimin rus në Ukrainë dhe ka lejuar trupat ruse që përmes territorit bjellorus të futen dhe sulmojnë pjesën veriore të Ukrainës. Ukraina ka akuzuar Bjellorusinë se nga territori bjellorus raketat ruse kanë goditur qytete në Ukrainë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *