“Lukaku le të ikë, Chelsea e ka gati bomberin, është Broja”
Armando Broja nuk lëvizi këtë merkato të Janarit edhe pse ofertat për të nuk munguan madje dhe klubet ishin prestigjoze.
Gjithsesi sulmuesi kuqezi prej kohësh po lidhet me të ardhmen e Lukakut i cili mund të largohet dhe me Brojën e destinuar ta zëvendësoj te Chelsea. Është dikush që e njeh mirë lojtarin tonë dhe që ka zbuluar dëshirën e bomberit kuqezi për karrierën e tij.
Thomas Bruns, ish mesfushori i Vitesse, shok skuadre në 2020 me Brojën zbulon disa të vërteta.
“Unë mendoj se Broja mund të arrijë për 4 vite në ekipin e parë te Chelsea. Ai është edhe objektivi i lojtarit, ekipi i parë i Chelseat. Por unë mendoj se “Blutë” kanë ende nevojë nëse Lukaku largohet për një sulmues. Gjithsesi, Broja mund t’ia dalë te Chelsea”, tha ish shoku i skuadrës së lojtarit shqiptar te Vitesse.
Broja është golashënuesi më i mirë i Southampton me 7 gola në total në të gjitha kompeticionet dhe sigurisht që e ardhmja e tij do jetë e ndritur.
Rruga Press