Lugina e Vipavës, “thesari” i fshehur në zemër të Sllovenisë
Ushqimin fantastik vendas, turistët kanë mundësi ta shijojnë në fermat dhe restorantet e agroturizmit, të vendosura në ndërtesat e vjetra të shekullit të 17-të.
Ky rajon jashtëzakonisht pjellor që shtrihet në perëndim deri në kufirin italian ka një kombinim magjik të verës dhe ushqimit jashtëzakonisht të mirë, peizazheve dramatike karstike dhe kështjellave mesjetare që ngrihen mbi fshatra të bukur. Lugina Vipava, ndonëse shumë pranë kryeqytetit slloven, Lubjana, ende nuk është e njohur nga turistët për bukuritë dhe veçantitë që e karakterizojnë.
Sipas PostXnews, fshatrat e këtij rajoni, janë dhe prodhuesit më të mëdhenj të pemishteve me kajsi, pjeshka dhe hurma, por njihen edhe për prodhimin e proshutave të thara, duke konkurruar denjësisht me fqinjët italianë. Ushqimin fantastik vendas, turistët kanë mundësi ta shijojnë në fermat dhe restorantet e agroturizmit, të vendosura në ndërtesat e vjetra të shekullit të 17-të.
Ndër të tjera, vende të shumta të Luginës kanë trashëguar edhe një histori gati 2000-vjeçare, e cila dëshmohet më së miri në mbetjet arkeologjike. Të tilla janë mbetjet e kalasë romake Castra, pranë lumit Hubelj, e ndërtuar rreth shekullit të 3-të, por edhe kishat e shumta baroke, apo Manastiri i famshëm Capuchin, në bibliotekën e të cilit ruhen dorëshkrimeve të rralla.
Madje ka mikroklimën e vet, një shije të vogël të Mesdheut të gërshetuar mes maleve gëlqerore. Është një vend i krijuar për aventura në natyrë, në këmbë, me dy rrota ose në një paraglider që noton mbi luginë.
Rruga Press