Bota

Luftimet e ashpra lënë pa energji elektrike Donetskun, 115 minatorë mbeten të bllokuar nëntokë

Mungesa e energjisë elektrike në rajonin lindor të Ukrainës Donetsk ka bërë që 115 minatorë të mbesin të bllokuar nëntokë. Lajmin e bëri të ditur guvernatori rajonal.

Sipas raportimeve, 112 minatorë kanë mbetur të bllokuar në minierën Tsentralnaya dhe tre të tjerë në minierënToretskaya.

Guvernatori rajonal Pavlo Kyrylenko tha se po punohet për shpëtimin e minatorëve. Ai shtoi se rrethet e Bakhmut dhe Kramatorsk janë pa energji elektrike si pasojë e luftimeve të ashpra.

Lexo më shumë  Revizionizmi dhe dezinhibimi: Perandoria e Trumpit në Doktrinën Marco Rubio

Nga ana tjetër, ministri i Jashtëm rus ka deklaruar sot se qëllimi kryesor i Rusisë është “çlirimi i rajoneve Donetsk dhe Luhansk”, të cilat tani njihen nga Federata Ruse si shtete të pavarura.

I pyetur gjatë një interviste me transmetuesin francez TFI, nëse Rusia synon të aneksojë territoret e Donbass, Lavrov u përgjigj: “Ky nuk është aneksim. Ky është një operacion ushtarak i kërkuar nga republikat e Donetskut dhe Luhanskut.” 

Rruga Press

Lexo më shumë  Biden publikon foton e fundit si president i SHBA-së: Edhe një foto të fundit, të duam Amerikë
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *