Bota

Luftë në horizont? NATO në Europë, Ukraina teston raketat, Rusia në Mesdhe

Pavarësisht se asnjëra palë nuk e dëshiron, në horizont shfaqen strategji lufte. Lumi i krizës së Ukrainës po derdhet edhe në Mesdhe. Teksa kërkohet zgjidhje me dialog, “Flota e Veriut” me gjashtë anije të Rusisë kaloi kanalin e Sicilisë në sajë të stërvitjeve detare të njoftuara më parë. Por kjo ka ngjallur shqetësim, pasi nuk vjen në një periudhë të qetë, me tensionet mes Rusisë dhe perëndimit që janë aktualisht në nivelet më të larta që prej Luftës së Ftohtë.

Megjithatë qeveria e Romës konfirmon se anijet e Moskës nuk shkelin sovranitetin e ujërave italianë. Itinerari i Flotës së Veriut të Rusisë po monitorohet me kujdes nga NATO. Moska ka lëvizur edhe në një drejtim tjetër. Ushtria ruse ka ngritur një kamp në Bjellorusi, përpara stërvitjeve të përbashkëta. Përballë lëvizjeve të “ariut” rus, edhe “shqiponja” e perëndimit ka lënë folenë. Avionë luftarakë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë zbarkuar në bazën ajrore të NATO-s në Estoni për të shtuar mbrojtjen në Baltik. Aleanca e Atlantikut të Veriut po dërgon dhe mijëra trupa, bombardues dhe anije luftarake te aleatët në Europën Lindore.

Lexo më shumë  Pas fitorës së raundit të parë të zgjedhjeve nga kandidati anti-Nato, Presidenti i Rumanisë mbledh Këshillin e Lartë të Mbrojtjes për cënimet e sigurisë nga Tiktok-u

Kjo si kundërpërgjigje ndaj vendosjes së mbi 100 mijë ushtarëve rusë në kufirin me Ukrainën. Perëndimi i druhet tentativës së pushtimit, por Kremlini e mohon një synim të tillë. Megjithatë Ukraina prej kohësh qëndron në gatishmëri. Ushtria e këtij vendi zhvilloi stërvitje ushtarake, fare pranë kufirit me Krimenë e Aneksuar. Forcat e armatosura testuan një sistem lëshues raketor të shumëfishtë, të prodhuar nga Bashkimi Sovjetik. i quajtur Sistemi Uragan, ai është i aftë të lëshojë raketa që mund të godasin shënjestra deri në 90 kilometër distancë. Ndërkohë, parlamenti ukrainas falënderoi shtetet aleate që po e ndihmojnë me ushtarë dhe armatime. Disa deputetë pushtuan sallën duke mbajtur në duar flamujt e vendeve të NATO-s.

Lexo më shumë  Konfirmohet përbërja e re – Komisioni i ri i Ursula von der Leyen merr miratimin përfundimtar

Rruga Press

YouTube player