Bota

Luftanija ruse hap zjarr paralajmërues mbi helikopterin gjerman në Detin Baltik

Një luftanije ruse ka hapur zjarr paralajmërues mbi helikopterin e ushtrisë gjermane.

Agjencia gjermane e lajmeve DPA, raporton se ekuipazhi i anijes ruse shtiu si paralajmërim në drejtim të fluturakes gjermane mbi Detin Baltik.

Zëdhënësi i ministrisë gjermane të Mbrojtjes është pyetur lidhur me këtë çështje, por nuk ka konfirmuar asgjë për incidentin, transmeton Telegrafi.

Lexo më shumë  Ukraina sulmon depot e naftës në Rusi

Sipas DPA-së, helikopteri ishte në një mision vëzhgimi. Ata cituan ministren e Jashtme gjermane Annalena Baerbock, të ketë përmendur shkurtimisht incidentin në margjinat e një takimit të NATO-s në Bruksel – duke mos dhënë detaje.

Baerbock tha pas raporteve se Rusia po zgjeronte sulmet e saj hibride në zonën e Detit Baltik, NATO po forconte monitorimin dhe mbrojtjen e infrastrukturës kritike.

Lexo më shumë  Baerbock ia kthen shpinën Scholzit: Ai po sakrifikon paqen për disa vota

Vladimir Putin “po sulmon rendin tonë të paqes me sulme hibride”, shkroi ajo në X.

YouTube player