Bota

Lufta në Ukrainë, zbulohen përplasjet me Johnson dhe Macron

”Ju keni të paktën 20,000 tanke. Ukraina ka kërkuar një për qind të të gjithë tankeve tuaja. Jepini ose na i shisni, por ne nuk kemi një përgjigje të qartë” tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy gjatë fjalimit të tij në Samitin e NATO-s.

Pas kësaj deklarate të presidentit ukrainas, kryeministri britanik Boris Johson u shpreh se Britania dëshironte të ndihmonte Ukrainën, por pranoi se kishte ‘probleme logjistike’ dhe u bëri thirrje vendeve të aleatëve perëndimorë të Ukrainës që t’i sigurojnë vendit automjet të blinduara.

“Për këtë qëllim, atij i duhet armaturë siç e sheh. Ne po shikojmë se çfarë mund të bëjmë, por duhet t’ju them se nga pikëpamja logjistike për momentin duket shumë e vështirë si me forcat e blinduara ashtu edhe me avionë”, u shpreh Johnson.

Lexo më shumë  NATO kërkon rritjen e prodhimit të armëve në Ukrainë

Por presidenti francez Emmanuel Macron ka kundërshtuar sugjerimin e Johnsonit.

Macron është shprehur se furnizmi I Ukrainës me tanke dhe avionë do të dërgonte NATO-n në një konflikt me Rusinë, sipas tij çështja është një ‘vijë e kuqe’.

Kjo mosmarrëveshja mes dy liderëve europian erdhi pasi udhëheqësit e NATO-s u takuan në Bruksel të enjten për të diskutuar përgjigjen e saj ndaj pushtimit rus të Ukrainës.

Organizata, e cila tashmë ka forcuar krahun e saj lindor me 40,000 trupa të përhapura nga Balltiku në Detin e Zi, ra dakord të ngrejë njësi të reja luftarake në Bullgari, Rumani, Hungari dhe Sllovaki.

Lexo më shumë  Ukraina godet një depo nafte ruse në perëndim të Rusisë

Por NATO hodhi sërisht poshtë lutjet e Kievit për të vendosur një zonë ndalim-fluturimi dhe tha përsëri se nuk do të dërgojë trupa në Ukrainë nga frika se do të tërhiqej në një konfrontim të plotë ushtarak me Rusinë.

Udhëheqësit e NATO-s thanë në një deklaratë të përbashkët se ishin ‘të bashkuar dhe të vendosur për të kundërshtuar agresionin e Rusisë, për të ndihmuar qeverinë dhe popullin e Ukrainës dhe për të mbrojtur sigurinë e të gjithë aleatëve’.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *