Bota

Lufta në Ukrainë/ SHBA ndalon marrëdhëniet tregtare me Moskën

Presidenti amerikan Joe Biden ka nënshkruar ligjin që ndalon importet e energjisë nga Rusia dhe një ligj që ndërpret marrëdhëniet normale tregtare me Moskën. 

Kjo është bërë e ditur nga Shtëpia e Bardhë në një shënim. Dy masat, me të cilat Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të rrisin presionin ndaj Rusisë në përgjigje të pushtimit të Ukrainës, u miratuan nga Dhoma e Përfaqësuesve dhe Senati.

Lexo më shumë  Dronët ukrainas godasin sërish portin rus të Ust-Lugës në Detin Baltik

Ndërsa sipas medias ruse Ria Novosti, Shtetet e Bashkuara duan ta shohin Rusinë të mundur në Ukrainë.

“Ne duam të shohim Vladimir Putnin dhe ushtrinë ruse të humbasin këtë betejë në territorin ukrainas. Sigurisht që ne duam që kjo luftë të përfundojë dhe të mos e shohim Ukrainën duke u shkatërruar por duam që Ukrainë të marr integritetin e saj’ është shprehur zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby, sipas Ria Novosti.

Lexo më shumë  Protestojnë studentët në Beograd, përplasen me policinë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *