Lufta në Ukrainë mund të zgjasë deri në fund të vitit 2022
Sekretari i Shtetit Antony Blinken u tha aleatëve evropianë se Shtetet e Bashkuara besojnë se lufta ruse në Ukrainë mund të zgjasë deri në fund të vitit 2022, thanë dy zyrtarë evropianë për CNN, pasi zyrtarët amerikanë dhe evropianë kanë vlerësuar gjithnjë e më shumë se nuk ka një fund afatshkurtër në lidhje me luftën.
Shumë nga zyrtarët që folën me CNN theksuan se është e vështirë të parashikohet saktësisht se sa kohë mund të vazhdojë lufta, por disa zyrtarë thanë se nuk ka indikacione se qëllimet përfundimtare të presidentit rus Vladimir Putin kanë ndryshuar dhe nuk ka gjasa që ai të ndjekë negociatat diplomatike nëse nuk përballen me disfatë ushtarake.
Mendimi se ky mund të jetë një konflikt afatgjatë përfaqëson një ndryshim të dukshëm nga ditët e para të luftës, kur Rusia pritej të merrte shpejt kryeqytetin ukrainas të Kievit, dhe nënvizon dështimet e Moskës në fushën e betejës.
Këshilltari për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan tha të enjten se luftimet do të vazhdojnë “për muaj apo edhe më gjatë”, ndërsa dy zyrtarë të tjerë evropianë thanë se besojnë se luftimet në Ukrainën lindore mund të zgjasin për katër deri në gjashtë muaj dhe më pas të rezultojnë në një ngërç.
Blinken, tha një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit, “ka diskutuar me homologët e tij shqetësimin tonë se konflikti mund të zgjatet, por të gjitha angazhimet e tij janë rrotulluar rreth mënyrës më të mirë për ta ndalur atë sa më shpejt të jetë e mundur”.
Rruga Press