Bota

Lufta në Ukrainë i jep mësime Evropës, kancelari gjerman Olaf Scholz: Bota ka hyrë në një epokë të re

Kancelari gjerman, Olaf Scholz ka njoftuar rritje masive të buxhetit për ushtrinë e vendit.

Në një seancë urgjente të parlamentit gjerman, ai tha se 100 miliardë euro (113 miliardë dollarë) do t’i shtohen buxhetit ushtarak të Berlinit këtë vit.

Kjo do të thotë se Gjermania do të shpenzojë tani më shumë se 2% të PBB-së së saj vjetore për mbrojtjen, një objektiv i kahershëm i NATO-s që vendi më parë nuk ka arritur ta përmbushë – pavarësisht presionit nga SHBA, dhe në veçanti ish-presidenti Donald Trump.

Lexo më shumë  Merkeli shpreh shqetësim të madh për rolin e Muskut në administratën Trump

Kancelari gjerman Olaf Scholz thotë se bota ka “hyrë në një epokë të re” pas pushtimit rus të Ukrainës dhe se “nuk mund të ketë përgjigje tjetër ndaj agresionit të Putinit” u shpreh Olaf Scholz .

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *