Bota

Lufta në Ukrainë detyron Gjermaninë të rrisë fondet për mbrojtje

Gjermania ka rënë dakord që të bëjë ndryshime kushtetuese, për një fond të mbrojtjes speciale të bazuar në kredi prej 100 miliardë euro.

Ky veprim erdhi pasi pushtimit të Ukrainës nga Rusia, njoftoi të dielën Ministria gjermane e Financave, raporton Reuters. 

Opozita e qendrës së djathtë të Gjermanisë dhe koalicioni qeverisës me socialdemokratët e qendrës së majtë (SPD), të Gjelbërit dhe Demokratët e Lirë pro-biznesit (FDP) thanë se arritën shumicën e kërkuar prej dy të tretave për të përjashtuar fondin e mbrojtjes nga një frenim i borxhit.

Lexo më shumë  Fituesi i zgjedhjeve në Gjermani, Merz zotohet për 'pavarësi' nga Amerika e Trump, duke paralajmëruar se NATO së shpejti mund të vdesë

Negociatat për këtë fond u drejtuan nga kreu i FDP-së, Christian Lindner, ministrja e mbrojtjes e SPD-së, Christine Lambrecht, liderja e të Gjelbërve, Annalena Baerbock dhe nënkryetari i opozitës, Mathias Middelberg.

Paratë do të përdoren gjatë disa viteve për të rritur buxhetin e rregullt të mbrojtjes së Gjermanisë prej rreth 50 miliardë euro dhe për t’i mundësuar vendit të përmbushë objektivin e NATO-s për të shpenzuar 2% të prodhimit të tij ekonomik për mbrojtjen çdo vendi.

Lexo më shumë  Evropianët fitojnë përballjen e OKB-së me SHBA-në për rezolutat rivale në lidhje me Ukrainën

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *