Bota

Lufta në Ukrainë, Bideni pritet të bisedojë me presidentin Xi Jinping

Presidenti i SHBA, Joe Biden, do të flasë me presidentin kinez, Xi Jinping, të premten për të diskutuar luftën e Rusisë kundër Ukrainës dhe çështje të tjera me interes të përbashkët, tha Shtëpia e Bardhë.

Kjo vjen pasi zyrtarët amerikanë paralajmëruan se Kina mund të ketë vendosur tashmë t’i ofrojë Rusisë mbështetje ekonomike dhe financiare në luftën e saj kundër Ukrainës.

Lexo më shumë  Rutte kërkon ndryshimin e trajektores së luftës në Ukrainë

Rikujtojmë se këshilltari për sigurinë kombëtare të SHBA-së, Jake Sullivan, u takua me homologun e tij kinez, Yang Jiechi.

Një zyrtar amerikan tha se kinezët do të ofrojnë mbështetje ekonomike dhe financiare për Rusinë, por se deri në çfarë mase ata do të mbështesin Rusinë është ende e paqartë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *