Lufta mes dy grupeve të armatosura në Kolumbi shkaktoi 66 vdekje dhe ikjen e 1300 personave nga shtëpitë e tyre
Përleshjet midis dy grupeve të armatosura rivale, shkaktuan të paktën 66 viktima dhe gati 1,300 u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre muajin e kaluar në një rajon të Kolumbisë verilindore, në kufi me Venezuelën.
Ky është bilanci i lëshuar nga autoritetet kolumbiane. “Panorama e krijuar nga konfrontimi i armatosur mes ELN-së (Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare) dhe fraksioneve disidente të Farcit (Forcat e Armatosura Revolucionare të Kolumbisë) është shqetësuese, shkruan zyra e Mbrojtësit të Popullit në një mesazh në Twitter.
Rruga Press