Lufta me Rusinë, civilët ukrainas gra dhe burra përgatisin jelekë çeliku për ushtarët
Lufta e Rusisë ndaj Ukrainës ka hyrë në ditën e 27, ku si pasojë kanë humbur jetën qindra civilë mes të cilëve edhe fëmijë.
Mediat e huaja këtë të martë bëjnë me dije se pavarësisht luftës, shumë civilë vijojnë punën e tyre të pandërprerë për t’u ardhur në ndihmë ushtarëve.
Përmes fotove të publikuara në media shikohen që gratë në Zaporizhzhia, po bëjnë jelekë çeliku për ushtarët ukrainas duke përdorur hekurishte nga makinat.
Ndërkohë pavarësisht sanksioneve apo paralajmërimeve të vazhdueshme, Rusia vazhdon të shënjestrojë dhe të godasë zonat civile duke penguar në këtë mënyrë edhe evakuimin e banorëve, kryesisht në Mariupol.
Rruga Press