Bota

Lufta/ Konsulli i Nderit: Tre fshatra me shqiptarë në Zaporozhia janë të pushtuar nga rusët

Shahin Omarov, Konsulli i Nderit i Shqipërisë në Ukrainë ka treguar se në Zaporozhia të Ukrainës ka tre fshatra që janë të populluar nga shqiptarë.

Ai ka shpjeguar se zona është nën pushtimin e Rusisë megjithatë luftimet nuk janë shumë intensive, për shkak se rusët kërkojnë të tregojnë normalitet pas pushtimit.

Omarovi mes të tjerash është shprehur se banorët e këtyre zonave nuk lejohet që të udhëtojnë në vendet e tjera të Ukrainës, por vetëm në ato ruse.

Lexo më shumë  Le Monde: Franca dhe Britania nuk përjashtojnë drejtimin e një koalicioni në Ukrainë. Dërgimi i ushtarëve evropianë po diskutohet

“Në zonën e Zaporozhias, janë tre fshatra shqiptar. Janë nën okupacion plotësisht. Unë kam kontakte me ta.

Pothuajse çdo ditë marr informacion se çfarë ndodh në këto fshatra. Duke pasur parasysh se janë larg nga qendra, momentalisht nuk ka veprime ushtarake shumë intensive.

Ushtria ruse atje ka vendosur pushtetin e vet dhe drejtohet nga ushtria ruse. Atje funksionojnë dyqanet dhe shkollat pasi Rusia kërkon të tregojë normalitet kur nuk ka rezistencë.

Pra kanë të drejtë të udhëtojnë drejt Krimes duke e cilësuar si pjesë të Rusisë. Por nuk i lejojnë të hynë në pjesë të tjera të Ukrainës. Jo, ata jetojnë atje” tha Omarov.

Rruga Press

Lexo më shumë  Ukraina godet një depo nafte ruse në perëndim të Rusisë
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *