Lajme

Lufta e serbo-ruse ndaj Kosovës me “fake news”. Manxhuka tregon si po manipulohet me rastin në Shtërpcë

Zëdhënësi i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Arlind Manxhuka ka shkruar sot lidhur me luftën e Serbisë, në koordinim me Rusinë që po i bëjnë Kosovës me “fake news”.

Manxhuka në një postim në Facebook duke folur për rastin e plagosjes së mbrëmshme në Shtërpcë thekson se me profile të rreme e me emra shqiptarë lëvdojnë sulmin e djeshëm ndaj dy qytetarëve të komunitetit serb duke tentuar të krijojnë kinse atmosferën anti-serbe në Kosovë.

Lexo më shumë  Skandali i radhës: Edi Rama për herë të tretë në publikimet e tij në rrjetet sociale e paraqet Kosovën si pjesë të Serbisë!?

“Kjo është lufta me’ fake news’ që Serbia në koordinim me Rusinë po bëjnë ndaj Kosovës.

Me profile fake me emra shqiptarë lëvdojnë sulmin e djeshëm ndaj dy qytetarëve të komunitetit serb duke tentuar të krijojnë kinse atmosferën anti-serbe në Kosovë.

Por, mbrëmë në kohë reale, institucionet jo vetëm që kanë bërë reagime por edhe personi është tashmë duke u  trajtuar nga drejtësia.

Lexo më shumë  Hoti: Ekspozita në Prishtinë shtrembëron të vërtetën për krimet e luftës, të veprojë Prokuroria

Fake news nuk kalon!”, shkruan Manxhuka. 

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *