Bota

“Lufta e fshehtë teknologjike”, njësia ukrainase që operon me dronët, shumica prej tyre janë ekspertë të IT-së

Ushtari ukrainas Dmytro Podvorchanskyi që është pjesë e batalionit të parë në Dnipro, thotë se “tani po ballafaqohen me dy beteja të mëdha, e para është beteja me artileri dhe ajo e teknologjisë”, shkruan BBC.

Dmytro është bërë pjesë e luftës së dytë më të madhe. Ai udhëheq njësinë prej 10 ushtarëve, që ndryshe njihet si njësi e inteligjencës së dronëve në Dnipro.

Ai pranoi se i pëlqen t’i referohet kështu pjesëtarëve të njësisë së tij, që janë kryesisht nga fusha e teknologjisë informative. Shumica prej tyre janë vullnetarë, dhe kanë një të kaluar të begatshme në TI dhe njihen me njëri-tjetrin vetëm prej se ka filluar lufta në Ukrainë.

Në telefonin e mençur, njëri prej pjesëtarëve të kësaj njësie shfaq pamjet nga droni që kishin për objektiv makinerinë luftarake ruse.

“Një tank, tre apo katër të shtëna nga artileria, dy mortaja dhe gjashtë predha”, kështu Dmytro i liston një nga një armët e përdorura.

“Rezultatet e mira u arritën nga vetëm 10 njerëz”, shtoi ai, duke iu drejtuar gazetarit të BBC-së me një dozë buzëqeshje.

Ai me njësinë e tij tashmë kanë luftuar në Rubizhne dhe Severodonetsk, qytete këto të pushtuara nga rusët. Tani po bëhen gati të mbrojnë Slovyanskun.

“Mendoj se Slobyansku do të jetë caku i madh i radhës për Rusinë”, tha njëri nga pjesëtarët e njësisë.

E kur është pyetur nëse mendon se do të mund t’ju rezistojnë dhe të ndalin avancimin e rusëve, ai me bindje të plotë tha shkurt “po”.

Lexo më shumë  Ukraina thotë se Rusia ka nisur një sulm me raketa balistike ndërkontinentale

Dronët apo fluturaket pa pilot janë përdorur në shumë luftëra, por jo edhe në këtë shkallë siç po përdoren në Ukrainë. Po cilësohen si armët kyçe si nga rusët ashtu dhe nga ukrainasit.

Të dy palët kanë dronë ushtarakë – siç është rasti i atij rus Orlan-10 apo ai i ukrainasve Bayraktar që prodhohet nga Turqia. Ata shpesh janë shumë të shtrenjtë dhe kompleks, por që mund të përdoren lehtë për të goditur objektivat e tyre.

E dronët më të kërkuar në këtë luftë janë ata komercial – që mund të blihen lehtë. Gjithashtu janë të lirë dhe lehtë të zëvendësueshëm.

Të dyja palët i përdorin për të zbuluar pozicionet e njëri-tjetrit, dhe u ndihmojnë të përmirësojnë goditjet e tyre në drejtim të objektivave të armikut.

Shpesh këta dronë të vegjël përdoren edhe si armë për sulme kamikaze, pasi mbushen me lëndë të ndryshme shpërthyese dhe aktivizohen sapo t’i afrohen objektivave.

Pas vijës së frontit në afërsi të Slovyansk, ekipi i ushtarëve nga njësia e “inteligjencës së dronëve”, na tregojnë se si operojnë me ta.

Ata çmontojnë çdo pjesë të dronit DJI, brenda të cilit mund të futet eksploziv. Bëhet fjalë për dronin e vogël komercial që mund të transportojë municion nga 200 deri në 500 gramë. Një tjetër model i ngjashëm por paksa më i madh, transporton deri në 800 gramë eksplozivë. Kjo njësi fillimisht prodhon bombat nëpër bazat e tyre – duke përdorur printerët 3D që krijojnë hapësirën brenda të cilës mund të futet lënda shpërthyese.

Lexo më shumë  Gjykata e Hagës shpall në kërkim ndërkombëtar Netanyahun

Dmytro thotë se kjo është puna për “djemtë e tij të mençur”. Ata kanë studiuar për inteligjencën artificiale, dhe janë të specializuar në gjurmimin e teknologjisë.

Derisa po bëheshin gati për lansimin e dronit në afërsi të Slovyanskut, është një tregues se mund të jetë një lojë shumë e rrezikshme “fshehtas”. Ata madje kanë aftësinë të dëgjojnë nga një distancë e madhe zhurmën e kësaj fluturake pa pilot.

Këtë e bëjnë duke qëndruar të fshehur nën pemë. Të dyja palët kujdesen shumë për dronët dhe operatorët e tyre.

“Në ditët e para të luftës, më thanë se rusët kanë aftësinë e përdorimit të ‘Aeroscope’, platforma për detektimin e dronëve që mund të identifikojnë edhe linkun e komunikimit në kohë reale. Po ta bënin këtë, rusët do të gjenin dhe shkatërronin dronët tonë”, shtoi ai.

Madje ushtarët ukrainas që operojnë me dronët, thonë se tani kanë mësuar t’ua bllokojnë këto fluturake rusëve – duke theksuar se rusët akoma nuk po mund t’ua bllokojnë sinjalin e dronëve të ukrainasve.

Deri më tani kjo njësi ka humbur vetëm pesë dronë të vegjël komercial. Ata për shumë gjëra falënderojnë Elon Muskun.

Koloneli i njësisë Dnipro 1, Yurii Bereza ka vetëm fjalë miradije për miliarderin amerikan, ashtu siç kanë ukrainasit për kryeministrin në largim të Britanisë së Madhe, Boris Johnson.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *